Panorama Sport (Albania)

Ibra e ripërsërit: Prisja që Vengeri të më merrte menjëherë

-

Zlatan Ibrahimovi­ç ka rikujtuar momentin kur për pak sa nuk firmosi me Arsenalin. Në moshën 17-vjeçare, ai kërkonte një vend direkt në skuadrën e parë të "topçinjve", por Arsen Venger i ofroi vetëm një provë. Me egon që të gjithë ia njohim sot, talenti i Malmos e refuzoi teknikun francez dhe zgjodhi që të transferoh­ej te gjigantët holandezë të Ajaksit. Prej atëherë, 36-vjeçari ka pasur një karrierë të pabesueshm­e, ku fitoi 11 tituj kampionë në 4 kampionate të ndryshme. Përpara rikthimit të tij në Londrën veriore, atje ku Junajtid u përball me Arsenalin pasditen e djeshme, Ibrahimovi­ç ripërsërit­i frazën e tij të famshme: "Ibra nuk bën prova". "Unë shkova në

Londër për një takim me Vengerin, i cili më kërkoi një provim për

'topçinjtë'", thotë suedezi për programin "I Signori del Calcio" në

Sky Sports Italia. "Unë i thashë:

'unë nuk bëj provë. Ose më merr, ose jo. Nuk kam ardhur këtu për të harxhuar kohë. E kisha që atëherë këtë vetëbesim, edhe pse isha i ri. Mendoja se isha më i fortë se të gjithë. U takova me

Vengerin, sepse mendoja se ai do të më thoshte që të nisja menjëherë punën. Por Ibra nuk testohet". Venger ka pranuar më parë se ai nuk është penduar për vendimin për të mos e transferua­r

Zlatanin, por edhe francezi e di mirë që një transferim i tij do të kishte ndryshuar historinë e klubit. Ashtu siç është i famshëm për të zbuluar talentet, Venger është i famshëm edhe për humbjen e tyre. Ai ka qenë pranë firmës me Mesin kur argjentina­si ishte 16 vjeç, por edhe me Kristiano Ronaldon përpara se portugezi të firmoste me Junajtid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania