Panorama Sport (Albania)

Guardiola kërkon rekordin e Arsenalit

Sulmi më i fortë përballë mbrojtjes më të dobët të kampionati­t

-

Rekordi prej 12 fitoresh radhazi i Mançester Sitit në Premier Ligë këtë sezon, është i treti më i mirë në historinë e kampionati­t anglez (Çelsi, 13 fitore radhazi në 201617 dhe Arsenali (13, në 200102). Rekordin e fitoreve radhazi të të gjitha kohërave e mban Arsenali me 14 suksese radhazi vendosur shkurt-gusht 2012 dhe skuadra e Guardiolës do të bëjë një tjetër hap drejt tij në rast se sot do të mundë Uest Hemin e Dejvid Mojesit në "Etihad". Statistika­t

- "Qytetarët" nuk munden në 27 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticio­net

(23 fitore, 4 barazime). - Rahim Sterling ka shënuar golin e fitores në minutën e 84-t apo më vonë 4 herë gjatë këtij sezoni, përfshirë 3 ndeshjet e fundit të

skuadrës së tij.

- Nëntë golat e Sterlingut këtë sezon në Premier Ligë e kanë barazuar rekordin e tij të gjithë sezonit të shkuar. - Mançester Siti dhe Uest Hemi u përballën 3 herë gjatë sezonit të shkuar në të gjitha kompeticio­net dhe "qytetarët" i fituan të tria ndeshjet me golavarazh­in e përgjithsh­ëm 12-1.

- "Çekiçët" kanë fituar vetëm 3 nga 25 përballjet e fundit në të gjitha kompeticio­net, duke barazuar 5 dhe humbur 17. Ndërsa në Premier Ligë, bilanci i 20 takimeve të fundit është 13 fitore për Sitin dhe 4 barazime.

- Skuadra e Dejvid Mojesit nuk fiton prej 7 ndeshjesh në kampionat, ku ka barazuar 3 dhe ka shënuar vetëm 5 gola.

- "Çekiçët" kanë pësuar numrin më të lartë të golave këtë sezon ( 30). Përballë do të kenë skuadrën që ka shënuar më shumë, 44.

- Një humbje për londinezët do të vendoste rekordin e ri për klubin që ka grumbullua­r më pak pikë pas 15 javëve të para (10). Ata nuk kanë fituar asnjë nga 8 ndeshjet në transfertë këtë kampionat dhe kanë dalë me pikë të plota jashtë fushës së tyre vetëm një herë në 15 takimet e fundit të Premier Ligës: 6 barazime, 8 humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania