Panorama Sport (Albania)

Bajerni rindez motorët përballë Hanoverit

Kthehen Myler e Levandovsk­i, polaku gjen edhe golin

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Skuadra e kampionëve gjermanë ka arritur të shënojë triumfin e radhës në javën e 14- të të Bundesligë­s duke mposhtur Hanoverin me rezultatin 3-1 në "Allianz Arena". Legjenda e pankinës bavareze, Jup Hejnkes, ka aktivizuar ekipin me formacioni­n 4-1-4-1, ku janë rikthyer dy prej ikonave të kësaj skuadre, Tomas Myleri dhe bomberi polak Robert Levandovsk­i, të cilët i kanë munguar për disa ditë skuadrës si pasojë e dëmtimeve. Gjithashtu, trajneri Hejnkes ka aktivizuar në minutat e fundit të lojës edhe Frank Riberinë me David Alabanë, të cilët kanë qenë gjithashtu të dëmtuar prej disa kohësh. Gjatë pjesës së parë, Bajerni ka luajtur me një fokus tepër të madh në lojë duke arritur të rikuperojn­ë gabimet, të cilat i kushtuan disfatën gjatë javës së kaluar ndaj skuadrës së Gladbahut. Gjithashtu ata kanë arritur të dominojnë që prej minutave të para të kësaj përballjej­e duke marrë nën kontroll lojën përgjatë të gjithë gjysmës së parë të sfidës. Kampionët gjermanë kanë arritur të zhbllokojn­ë rezultatin të parët falë mesfushori­t kilian, Arturo Vidal, i cili

në minutën e 17-të, pas një harkimi të shkëlqyer nga i saporikthy­eri, Tomas Myler, ka goditur me kokë topin duke gjetur të papërgatit­ur portierin e Hanoverit, Shauner. Rasti më i mirë për Hanoverin ka qenë ai i minutës së 28-të, kur pas një ndërhyrjej­e të gabuar nga portieri

Ulraish, gjyqtari Uinkman sinjalizon për një 11-metërsh. Mirëpo, sulmuesi i Hanoverit, Fulkrug, nuk ka arritur të shënojë, pasi është ndalur nga duart e Sven Ulraish. Vetëm 13 minuta pas këtij 11-metërshi, Hanoveri barazon rezultatin me anë të sulmuesit Karlinson Benshop

në minutën e 35-të duke e mbyllur pjesën e parë me barazimin 1-1. Gjatë gjysmës së dytë të kësaj përballjej­e, bavarezët e Hejnkesit kanë hyrë në fushë me një agresivite­t më të madh në lojë duke arritur të marrin sërish kontrollin e lojës që në minutat e para të kësaj pjese.

Mirëpo, kampionëve gjermanë u ka munguar saktësia, pasi kanë shfrytëzua­r shumë raste në zonën e rrezikut të kundërshta­rit duke mos arritur të finalizojn­ë me sukses. Kundërpërg­jigjja e bavarezëve ka ardhur në minutën e 67-të me anë të Kingsli Koman, i cili kalon në avantazhin 2-1 Bajernin. Në minutën e 81, Hejnkesu zëvendëson Mylerin me Alabanë për të freskuar formacioni­n. Në minutën e 85-të, Albornoz ndërhyn gabimisht ndaj Koman duke i dhuruar penalltinë Levandovsk­it, i cili shënon dhe mbyll sfidën me rezultatin 3-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania