Panorama Sport (Albania)

Hejnkes kritik: Humbëm raste dhe gabuam në mbrojtje

-

Pas triumfit të korrur ndaj Hanoverit, trajneri i skuadrës së Bajernit Jup Hejnkes, ka deklaruar: "Kemi pasur disa hapësira, të cilat shpeshherë na e kanë vështirësu­ar lojën. Gjithashtu, nuk arritëm të shfrytëzon­im si duhej rastet e shumta që kemi pasur në këtë përballje. Ndonëse kemi luajtur përballë një kundërshta­ri, i cili nuk ishte favorit përballë nesh, e rëndësishm­e është që kemi dalë nga fusha e blertë si një skuadër triumfuese. Jam i lumtur që Tomas Myler është kthyer sërish në skuadër dhe ka arritur të shfaqë një formë tepër të mirë. Megjithatë, nuk ka qenë Myleri që njohim të gjithë me ftohtësinë dhe egërsinë e tij, por kjo është thjesht një çështje kohe. Sa i përket Havi Martinezit, nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe kjo ka qenë arsyeja përse e kam zëvendësua­r. Pozicioni i ri në mesfushë për të është një sfidë dhe duhet ta meritojë në maksimum. Kingsli Koman ka pasur mundësinë të marrë veten deri në ditën e sotme, pasi ka pasur një ënjtje në këmbë. Ai ka luajtur në një mënyrë të jashtëzako­nshme duke vrapuar mjaft mirë në distanca të gjata dhe ka arritur të japë ndihmën maksimale për skuadrën. Jam i lumtur për mënyrën se si ai po zhvillohet në këtë skuadër". Trajneri i kampionëve gjermanë ka folur edhe mbi arsyen e largimit në fund të sezonit, ku tha: "Ndonëse jam ende në formë, nuk i dihet sa kohë më ka mbetur për të shijuar jetën. Kur shkoj vonë në shtëpi, ndihem i vetmuar, por kjo nuk është jeta që kam dashur të bëj në këto momente".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania