Panorama Sport (Albania)

Kombëtare U-17 për femrat dhe fushë në Librazhd

Vendimet e Komitetit Ekzekutiv: Ndryshime dhe dy fusha pranë selisë së re të FSHF-së

-

Në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së është diskutuar kryesisht për zyrat e reja të institucio­nit. Vëmendje kryesore në njoftimin e bërë nga FSHF në faqen zyrtare, ka marrë selia e re e institucio­nit të futbollit, për të cilin janë miratuar disa ndryshime, si dhe është miratuar gjithashtu rikonstruk­sioni i një fushe sportive dhe ndërtimi i një ministadiu­mi në fushën e dytë. Në mbledhjen e radhës, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv në FSHF kanë miratuar gjithashtu ndërtimin e një skuadre kombëtare për femra U17. Më poshtë është edhe njoftimi i FSJF-së në faqen zyrtare në lidhje me mbledhjen e radhës, ku gjithashtu është miratuar ndërtimi i fushës sportive në Librazhd, së bashku me sistemin vaditës. "Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka marrë vendimet e radhës në mbledhjen e tij, ku vëmendja kryesore është përqendrua­r te projekti i zyrave të reja të FSHF-së, me ndryshimet përkatëse, ku përfshihet përveç zyrave edhe një fushë, por edhe miratimi i ndërtimit të një ministadiu­mi të ri, afër zyrave të reja të federatës, si një kompleks më vete. Anëtarët e Komitetit vendosën për ndryshimet e reja, duke kaluar më pas në miratimin e tyre. Po kështu, Komiteti Ekzekutiv miratoi ngritjen dhe në vijimësi mbështetje­n për ekipin kombëtar të femrave U-17, një projekt i ri për futbollin e femrave. Pas Kombëtares A të femrave, Kombëtares U-19, tashmë do të ketë skuadrën dhe stafin e saj edhe ekipi përfaqësue­s i femrave U-17. Me miratimin e strukturës nga KE, do të nisë menjëherë puna për këtë ekip përfaqësue­s. Në aspektin e investimev­e, Komiteti Ekzekutiv i FSHFÇekiçi së ka miratuar fondin për fushën sportive të Librazhdit dhe sistemin vaditës aty, të dyja këto me koston e mbuluar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Gjatë gjithë kohës në vijimësi të mbledhjeve të tij, KE ka miratuar fonde për infrastruk­turën sportive të futbollit, dhe kjo e fundit lidhet këtë radhë me fushën në Librazhd", shkruhej në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania