Panorama Sport (Albania)

Kukeli autogol me Sionin, Berisha pëson si në Europian

-

Ditë për t'u harruar për lojtarët e Kombëtares shqiptare. Nuk ka gola, por autogola. Ai që e shënon është Burim Kukeli, ndërsa sulmuesi Sadiku luan vetëm 5 minuta në barazimin e Legias.

ZVICËR- Ditë për t'u harruar për mesfushori­n e Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli. I vendosur në qendër të mbrojtjes ai ka shënuar autogol, i cili i ka kushtuar shtrenjtë ekipit të Sionit. Luzerna arriti të fitonte 2-1, pavarësish­t përpjekjev­e që këta të fundit bënë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Për më tepër Kukeli u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë dhe trajneri e largoi nga fusha me fillimin e pjesës së dytë. Gjatë ndeshjes u aktivizua edhe Lenjani, por nuk pati impakt për rezultatin. Ndërkohë Taulant Xhaka nuk kishte shumë impenjime në fitoren e lehtë që Bazeli arriti në transfertë ndaj Lozanës, me rezultatin 1-4. Mesfushori kuqezi luajti përpara mbrojtjes. ITALI- Frederik Veseli është shndërruar në një lojtar kryesor në ekipin e Empolit. Ai është titullar i padiskutue­shëm në mbrojtje. Ditën e djeshme, skuadra e shqiptarit barazoi 1-1 në një transfertë të vështirë ndaj Novarës. Veseli nuk stonoi asnjëherë dhe bëri paraqitje pozitive, çka vërtetohet edhe nga nota që mori. Ai u vlerësua me 6 dhe përshkrimi për të ishte: I saktë dhe efikas, gjithmonë konkret në momentin që ka topin në këmbë, i vlefshëm edhe kur nuk avancon në krahun e majtë. Në Serinë B nuk pati lojtarë të tjerë të aktivizuar. Emanuele Ndoj u rikthye në listën e të grumbullua­rve, por fitoren e Breshias me Salernitan­ën e pa nga stoli i rezervave. Atalanta e Berishës barazoi 1-1 në transfertë me Torinon. Të parët shënuan vendësit, teksa portieri kuqezi bëri një dalje të gabuar, ashtu si goli në Europian kundër Zvicrës. TË TJERËT- Rei Manaj nuk e ka shmangur dot humbjen e Granadës në transfertë ndaj Rajo Vajekanos. Sulmuesi shqiptar u aktivizua 30 minuta në fundin e ndeshjes. Luajti shumë pak edhe Ivan Balliu, i cili ishte titullar me Metzin kundër Nicës. Mori karton të verdhë dhe u zëvendësua. Armando Sadiku luajti vetëm 5 minuta në fundin e ndeshjes që Legia barazoi 2-2 me Sandjeca.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania