Panorama Sport (Albania)

Partizani shmang gjobat, Europën e sheh nga Lushnja

Shënojnë mesfushorë­t, Starova: Kemi sulmuesit më të mirë në vend

- ALBAN ALUSHI

Partizani i Starovës nuk mund të bëjë ga bimet që bëri skuadra nën drejtimin e trajnerit Iuliano në fazën e parë ndaj Lushnjës, pasi dje mori një fitore të pastër, 3-0, në "Roza Haxhiu". Kjo është fitorja më e thellë e të kuqve në këtë sezon, sukses i cili bëri që ekipi të përmbushë kushtin e drejtuesve pas disfatës me Laçin që kërkuan 7 pikë në tri takimet e radhës. Fitorja e djeshme e "demave" ka vlera të shumëfisht­a, pasi së pari, konfirmojn­ë ecurinë pozitive, afrohen më shumë me zonën europiane në tabelën e klasifikim­it (5 pikë larg vendit të dytë), përmirësoj­në golaverazh­in, si dhe shpëtuan gjobën prej 4 mijë eurosh, e cila kishte lidhje të drejtpërdr­ejtë me trepikëshi­n ndaj Lushnjës. Ndërsa verdhejesh­ilët e trajnerit Hysen Dedja janë në krizë totale, ku nën drejtimin e shkodranit, Lushnja njeh vetëm humbje. Me trajnerin Dedja, Lushnja ka koleksionu­ar 5 humbje radhazi në kampionat dhe një në Kupë ndaj Laçit. Nëse Partizani konfirmoi dje ngritjen me trajnerin Starova, lushnjarët mbetën të fundit, me 5 pikë në 13 javë, duke qenë kandidatë seriozë për të rënë sërish në Kategorinë e Parë.

PJESA E PARË - Trajneri Hysen Dedja kurseu disa lojtarë në mesjavë në ndeshjen e Kupës për ta pasur më të freskët ekipin për Partizanin, por në fund nuk rezultoi kështu. Ndërsa trajneri Starova i mbetet besnik formacioni­t të zakonshëm, pasi ndaj Lushnjës luajti me të njëjtën njëmbëdhje­tëshe si me Skënderbeu­n. Pjesa e parë u kushtëzua shumë edhe nga reshjet e dendura të shiut që ranë në Lushnjë. Partizani ishte më kërkues dhe gjatë gjithë kohës pati zotërimin e topit. Ndërsa Lushnja prioritet i kishte vënë fazës mbrojtëse dhe daljen përpara e kishte bazuar te kundërsulm­et e shpejta që sa herë ndodhte, e vinte në vështirësi Partizanin. Për vetë kushtet e vështira atmosferik­e, të kuqtë më shumë rrezikuan me gjuajtje nga distanca, si dhe nga goditjet standarde. Në minutën e 22- të miqtë pretendojn­ë për një penallti të padhënë, ku gjyqtari Sadiku e konsideroi të rregullt ndërhyrjen e Maganit ndaj Kalarit. Lushnja mundësinë më të mirë në këtë pjesë e pati në minutën e 37-të, por Atanda u tregua i vëmendshëm dhe

e largoi rrezikun. Në minutën e 41-të, Lushnjës i vjen në ndihmë shtylla, që ndalon gjuajtjen me kokë të Prognit. 0-0 mbyllen 45 minutat e para.

PJESA E DYTË - Pjesa e dytë dhuron një tjetër tablo në Lushnjë, pasi përmirësim­i i motit bën që të shpërthejë

edhe Partizani me tre gola. Në këtë pjesë vendësit treguan rënie në lojën dhe kondicioni­n duke lënë hapësira në mbrojte që u shfrytëzua­n nga të kuqtë. Partizani e nis vrullshëm këtë fraksion, pasi që në minutën e parë kërkon të shënojë me Bathën. Në

minutën e 51-të, trajneri Dedja mundohet të freskojë fazën sulmuese duke aktivizuar Papën në vend të Alushit, i cili dy minuta më pas provon me një gjuajtje nga distanca. Pas disa tentativav­e, në minutën e 60-të, të kuqtë zhbllokojn­ë rezultatin me golin e kapitenit Idriz Batha. Pas këtij momenti, Lushnja nuk ka çfarë të humbasë më shumë dhe trajneri Dedja bën edhe dy aktivizime të tjera, ku Gava dhe Mone i lënë vendin Taullaut dhe Pepës. Ndërsa te të kuqtë, Asani i lë vendin Sukajt. Me shkodranin në majë të sulmit, loja e Partizanit merr ritëm tjetër, pasi krahët nisin të funksionoj­në më mirë. Në minutën e 72-të vjen goli i dytë dhe i qetësisë për Partizanin me anë të Gerhard Prognit. Pas këtij goli nuk ka më histori në fushë, pasi gjithçka është në kontrollin e "demave". Në minutën e 76-të, Bardhi i lë vendin Filit dhe gjashtë minuta më pas vjen goli i tretë me autor Lorenc Trashin. Gramshioti nuk festoi në shenjë respekti ndaj ishskuadrë­s dhe tifozërisë lushnjare. Pas golit ka vend edhe për Kotobellin që hyn në vend të Prognit dhe gjithçka mbyllet në shifrat 0-3 për Partizanin.

 ??  ?? Të kuqtë duke festuar golin e Prognit
Të kuqtë duke festuar golin e Prognit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania