Panorama Sport (Albania)

Shtanget Gatuzo, i prish festën një portier juventin

Memushaj dhe Gjimshiti, në histori me ekipin e sapongjitu­r

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Rozherio Seni, Rampula dhe Taibi hapuni! Miti i portierëve që bëhen heronj duke shënuar që sot është Alberto Brinjoli, gardian i Beneventos, por nën pronësi të Juventusit. Në sekondat e fundit të pesë minutave shtesë, ai braktis portën dhe, si një sulmues i regjur, falë një goditjeje me kokë, gjen golin që sjell pikën e parë në historinë e Beneventos në Serinë A në mënyrën më origjinale të mundshme.

MILANI I GATUZOS - Ndoshta një barazim i tillë tingëllon i çuditshëm, megjithatë nuk mund të thuhet se ishte i pamerituar. Rino e tha vetë që nuk ka më Milan të Montelës, por pavarësish­t se nuk dihet se si do të jetë Milani i Gatuzos, dje kuqezinjtë dhanë disa sinjale ndryshe. Fillimisht golat, ato u realizuan nga Bonaventur­a dhe Kaliniç, dy lojtarë të humbur kur ekipi drejtohej nga "Aeroplani". Skuadra u duk më mbrojtëse se sa pritej me një mbajtje topi disi më të pakët në pasime se në takimet e fundit. Lojtarët shfaqën shpirt të lartë sakrifice, sidomos kur ekipi mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtim­it të Romanjolit. Gatuzo është konkret dhe nuk pati probleme të mblidhte ekipin në mbrojtje të rezultatit duke zëvendësua­r Suson me Zapatën.

TRE GOLA - Sa i përket Beneventos, De Zerbi e nisi takimin me një përqafim vëllazëror me Gatuzon (pas sherrit të 2016-ës) dhe e mbyll me një buzëqeshje. Benevento e fillon mirë pjesën e parë, por e mbyll keq me Memushajn dhe Parixhinin që i afrohen golit. Milani reagon me Kesin, që mbron një top në fundore dhe kroson në zonë, ku pas tentativës së Kaliniçit, është Bonaventur­a që shënon. As Brinjoli dhe as Gjimshiti nuk ndalin golin mik, me shqiptarin që kishte shpëtuar një herë portën pak sekonda më parë. Kaliniç-Bonaventur­a përsëri protagonis­të në golin e dytë kuqezi, me kroatin që shtyn në portë një krosim të mesfushori­t. Në mes të dy golave të Milanit, kishte ardhur edhe barazimi i Beneventos që zgjati vetëm tetë minuta. Nga zhvillimet e një goditje këndi, Leticia lëshon një predhë që grushtohet shumë bukur nga Donaruma, i cili nuk mund të bëjë asgjë ndaj Pushkashit që e dërgon pikërisht topin e grushtuar në rrjetë.

FUND! - Me gjithë ndërrimet dhe volumin e lojës, dukej se sfida do të përfundont­e me fitore për skuadrën e Gatuzos, por Milani nuk i ka bërë mirë llogaritë. Shpërthim në krah, ku D'Alesandro parakalon Abaten që kishte vetëm pak minuta në fushë. Faull i mbrojtësit kuqezi me goditjen që ekzekutohe­t nga Danilo Kataldi. Krosimi i ish-lacialit gjen kokën e portierit Brinjoli, për festën e tij dhe të gjithë popullit kuqeverdhë në pikën e parë historike në Serinë A.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania