Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Më mirë një thikë në zemër se një gol i tillë

Trajneri kuqezi, i dëshpëruar nga barazimi në sfidën ndaj shqiptarëv­e Memushaj dhe Gjimshiti

-

I dëshpëruar Rino Gatuzo në përfundim të ndeshjes së djeshme me Milanin që mori vetëm një pikë, pavarësish­t kryesimit deri në minutën e 94-t. Edhe përpara mediave, trajneri kuqezi nuk e ka fshehur mërzinë: "Nuk di si ta shpjegoj. Me siguri djeg shumë ky barazim për mënyrën se si erdhi, personalis­ht do të kisha preferuar një thikë në zemër se sa atë gol. Vuajtëm shumë kur mbetëm me dhjetë lojtarë, por kurrë nuk prisja ta pësonim në atë mënyrë". Trajneri i ri kuqezi pati deklaruar se po punon shumë me aspektin psikologji­k të ekipit të tij. Puna bëhet më e vështirë, jo vetëm prej renditjes që vajton, por edhe nga rrjeta e pësuar në sekondën e fundit dhe, për më tepër, nga një portier. Mbi paraqitjen e skuadrës, Gatuzo tha: "Më besoni, nuk janë fjalë rrethanore, por sinqerisht dua t'i falënderoj të gjithë, për sa dhanë në fushë, për shpirtin e garës dhe për mënyrën sesi punuan gjatë javës. Sigurisht që mund të bëjmë më shumë, por e vlerësoj mënyrën sesi djemtë u sakrifikua­n". Receta mbetet e zakonshmja me Milanin që duhet të punojë edhe më shumë. Gatuzo e di më mirë se të gjithë rëndësinë e këtij koncepti: "Kam vetëm një javë këtu dhe më duhet ende të kuptoj shumë dinamika, por nëse diçka ndodh ka gjithmonë një arsye. Skuadra ka akoma punë në nivel mentalitet­i dhe forme fizike, pasi kaq sa po bëjmë nuk mjafton. Jemi Milani dhe të duhet patjetër të japim më shumë në të gjitha këndvështr­imet". Ndeshja e parë si timonier i "Djallit" nuk shkoi siç e priste, ndaj Rino, nëse të dielën ka fjetur pak nga emocionet, mbrëmë me siguri nuk ka vënë gjumë në sy. Për sa i përket debutimit të tij në stolin kuqezi, Gatuzo tha: "Unë nuk jam nga ata që tremben në vështirësi­në e parë. Ishte ndeshja e parë si trajner në klubin ku kam luajtur për vite të tëra dhe ku kam fituar shumë. Më shumë se sa për vete shpresoja të fitonim për djemtë dhe moralin e skuadrës, por ja që shkaktuam një faull naiv me Abaten. Më vjen keq, sepse pak sekonda më parë arbitri dha ndaj Kaliniçit një faull të paqenë, por ky është futbolli. Shkojmë në shtëpi me një pikë dhe me shumë plagë për të mjekuar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania