Panorama Sport (Albania)

Humbja, PSG frikë nga Bajerni

Markinjos: Nëse luajmë kështu edhe në Mynih, e kemi të sigurt që do të humbasim

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Skuadra e kryeqyteti­t francez, PSG, ka shënuar humbjen e saj të parë në këtë sezon përballë Strasburgu­t me rezultatin 2-1, edhe pse shpenzoi shuma marramendë­se në merkaton e verës së kaluar, si ajo e yllit brazilian, Nejmar për 222 milionë euro. Humbja e tyre ka ardhur pikërisht tri ditë përpara përplasjes madhështor­e në Champions League me skuadrën e kampionëve gjermanë, e cila do të luhet në "Allianz Arena". Kjo disfatë madje ka frikësuar skuadrën e Parisit për përballjen me Bajernin duke bërë që edhe lojtarët më në zë të saj të shprehin hapur panikun e përsëritje­s së të njëjtave gabime edhe ndaj bavarezëve. Kapiteni Markinjos deklaroi në përfundim të përballjes me Strasburgu­n se: "Nëse luajmë kështu në Mynih, e kemi të sigurt humbjen". Gjithashtu edhe mesfushori i skuadrës së PSGsë, Havier Pastore, ka kritikuar lojën e skuadrës së tij në prag të sfidës me Bajernin duke thënë: "Kjo humbje duhet të bëhet një mësim për ne. Kjo nuk është mënyra e përshtatsh­me për të shkuar në përballjen me Bajernin. Kemi pasur shumë gabime, të cilat nuk duhet t'i përsërisim, aq më tepër ndaj skuadrës bavareze në Mynih". Megjithatë, trajneri i francezëve, Uani Emeri, i cili la në stol në

përballjen me Strasburgu­n Edinson Kavanin dhe Marko Verratin, nuk ka dashur të ulë vetëbesimi­n e skuadrës duke deklaruar: "Skuadra nuk do ta humbasë optimizmin e saj vetëm nga kjo përballje". Edhe media franceze, "L'Equipe" kanë thumbuar ekipin e

kryeqyteti­t duke shkruar: "Parisi nuk është i pamposhtur. Kampionati francez nuk është vendosur ende". Gjithashtu një tjetër media franceze ka shkruar se: "Kush do vërë bast se skuadra e PSG-së, do humbasë në përballjen e kthimit ndaj Bajernit?".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania