Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti: Si e tronditëm Milanin

-

Ndeshja mes Beneventos dhe Milanit në javën e 15- të në Serinë A ishte sa historike për skuadrën e dy shqiptarëv­e, aq edhe emocionues­e për Gjimshitin dhe Memushajn. Benevento mori pikën e parë në Serinë A falë një goditjeje me kokë të portierit Alberto Brinjoli pikërisht në ndeshjen debutuese të Xhenaro Gatuzos në krye të Milanit. Pjesë e këtij suksesi ishin edhe dy futbollist­ët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj. Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, ka rrëfyer për "Telegrafin" për ndeshjen e çmendur të zhvilluar në "Stadio Ciro Vigorito". "Ishte një ndeshje shumë e vështirë, për ne bëhej edhe më e vështirë pasi po luanim mirë pothuajse në të gjitha takimet, por fatin e kishim kundër. Kemi pësuar gjithmonë gola në fund të ndeshjeve, kur kemi qenë fare pranë marrjes së pikëve. E dinim se rezultati pozitiv do të vinte", deklaroi Gjimshiti. MILANI - "Para ndeshjes kishim besim se do të ndalnim Milanin dhe, në fund, ia arritëm falë portierit tonë që shënoi një gol historik". PORTIERI - "I thashë sesi ka mundësi që një portier të na sigurojë pikën e parë në Serinë A. Madje ai tani ka më shumë gola se shumë futbollist­ë ofensivë në ekip (qesh)". FESTA - "Të them të drejtën nuk kemi festuar shumë gjatë. Më shumë kemi festuar për golin e portierit Brinjoli se sa për barazimin. Kemi merituar ndaj Milanit më shumë se një pikë".

MBIJETESA - "Edhe pse jemi të fundit në tabelë, ne nuk i kemi humbur shpresat për të mbetur në Serinë A. Qëllimi ynë është të marrim pikë në çdo ndeshje dhe, në fund, ta shmangim rënien në Serinë B. Besoj se në fund do t'ia arrijmë qëllimit që të shpëtojmë, pasi kemi një skuadër të mirë dhe na duhet vetëm fati për të marrë rezultatet pozitive. Së shpejti do të marrim edhe trepikëshi­n e parë, pse jo që nga ndeshja e radhës ndaj Udinezes".

HIGUAIN - "Jam përballur me skuadrat më të mëdha dhe me sulmuesit më të mirë. Më i forti apo më i vështiri për t'u markuar ka qenë Gonzalo Higuain", ka deklaruar Gjimshiti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania