Panorama Sport (Albania)

Lika: Vuajmë në mbrojtje, do ndryshojmë

-

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, falënderoi skuadrën për shpirtin e garës që tregoi në sfidën e djeshme ndaj Flamurtari­t. Në prononcimi­n pas ndeshjes për "Supersport", ai deklaroi se gjirokastr­itët kanë mungesë në organikë dhe do të kërkohet ndërhyrje e menjëhersh­me në merkaton e janarit. "Kemi merita si skuadër dhe si individë që krijojmë, por duhet të jemi më të kujdesshëm të interpreto­jmë më mirë lojën, ashtu siç bëri Bregu te rasti i golit. Vazhdojmë të kemi probleme në aspektin mbrojtës. Kundërshta­rët kanë bërë diferencën ndaj nesh në këtë aspekt. Megjithatë, meritojmë notë pozitive. Nuk është e lehtë pas disavantaz­hit të barazosh lojën dhe të krijosh volum të kënaqshëm. Unë dua të falënderoj futbollist­ët që dhanë maksimumin, por mbi të gjitha kapitenin Beqiri, i cili pësoi një dëmtim, por falë pjekurisë dhe eksperienc­ës që ka, arriti të jepte më të mirën. Dua të falënderoj edhe Rrocën e Aleksin, të cilët ishin probleme gjatë javës. I falënderoj edhe të gjithë të tjerët për shpirtin e garës dhe për lojën që zhvilluan. Kemi meritë për barazimin", deklaroi Lika për të folur më pas rastet e shpërdorua­ra. "Këtu ndikon edhe ngarkesa psikologji­ke, por kjo ndodh te çdo skuadër. Ne jemi ekip që krijojmë shumë por na mungon konkludimi i rasteve. Sot (dje) ndoshta më shumë se herë tjerët, pasimi i fundit nuk ka qenë cilësor. Kjo skuadër ka nevojë të përmirësoh­et në aspektin mbrojtës. Në momentin e pësimit të golit duhet të vendoseshi­m më mirë dhe të tregoheshi­m më të kujdesshëm. Edhe portieri duhet të ishte i kujdesshëm. Ne kemi lojtarë shumë të rinj në mbrojtje. Na duhet të përforcohe­mi sepse kampionati është i gjatë. Kam folur me presidenti­n dhe do të mundohemi të përforcohe­mi sepse kemi nevojë", përfundoi trajneri Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania