Panorama Sport (Albania)

Fushtar në merkato: Kam oferta nga shtatë klube

Mbrojtësi rikthehet në formacion pas një dëmtimi

-

Kamza ka rinisur seancat stërvitore për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajë kundër Luftëtarit ditën e diel, pas pushimit që lojtarët bënë kur përfunduan ndeshjen me Teutën. Këtë javë, Kamza vjen dhe më e përforcuar, pasi në formë të mirë paraqitet dhe mbrojtësi kroat, Ivan Fushtar. Ky i fundit është krejtësish­t i rikuperuar dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin e tij. Në një intervistë për "Panorama Sport", Fushtar premtoi se do të japë maksimumin e tij në këtë ndeshje, ndërkohë që tregon edhe ofertat që ka pasur gjatë kësaj periudhe.

Si paraqitet gjendja juaj pas dëmtimit që kishit pësuar? Prej ditës së djeshme jam rikthyer në dispozicio­n të plotë të trajnerit

Ramadan Ndreu. Kam zhvilluar vrapime gjatë ditës së parë dhe dje kam hyrë edhe në punën me top së bashku me ekipin dhe duhet të them se nuk kam ndierë asnjë shqetësim për dëmtimin që kisha pësuar në ndeshjen me Kukësin, i cili më la tri ndeshje jashtë fushave. Jam gati tashmë për ndeshjen e radhës kundër Luftëtarit.

Mendon se ky dëmtim ju ka penalizuar disi duke qenë se kishit arritur formë të mirë? Jo, për mendimin tim aspak. Vazhdoj të gëzoj një formë mjaft të mirë dhe një gjë të tillë do ta tregoj këtë të dielën në fushë. Mund të them gjithashtu për vetë faktin se dëmtimi më mbajti vetëm 10 ditë larg ekipit, nuk është se ndikon shumë te forma

ime. Jam plotësisht i gatshëm për të ndihmuar ekipin.

Prisni një ndeshje të lehtë ndaj Luftëtarit?

Jo, tashmë nuk ka më ndeshje të lehta. Kjo, pasi kampionati është në një pikë mjaft të rëndësishm­e dhe çdo hap i gabuar kushton për çdo ekip. Luftëtari lufton për mbijetesën dhe do të vijë në Kamzë për të kërkuar pikë. Kemi vuajtur shumë kundër kësaj skuadre në ndeshjen e luajtur në Gjirokastë­r, por kësaj radhe do të kërkojmë fitoren që në fillim të lojës. Jam i bindur se edhe me ndihmën e tifozëve, të cilët duhet të jenë të pranishëm, do të arrijmë një fitore tjetër ndaj kësaj skuadre.

Ka pasur shumë zëra për oferta në drejtimin tuaj, mund të na zbuloni diçka?

Është e vërtetë që kam pasur mjaft kërkesa nga shumë klube dhe mund të rendis 7 të tilla. Dy janë nga kampionati ynë, ndërsa të tjerët janë jashtë Shqipërisë. Gjithsesi unë jam krenar dhe i lumtur pranë kësaj skuadre te re dhe u jam mirënjohës për pritjen dhe për respektin që drejtuesit kanë krijuar me mua. Sa i përket ndonjë shitje të mundshme, kjo nuk është ende në plan, pasi unë kam një kontratë sezonale, në fund do të rishikoj, pasi të gjithë e duam një aventurë në Europë dhe nuk kam pse e fsheh. Nëse këtë e arrij te Kamza, nuk do të lëviz. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania