Panorama Sport (Albania)

Pas kinezit Jonghong Li, në krye te Milanit mund të vijnë arabët

Një grup i njohur saudit, gati të investojë te kuqezinjtë

-

Drejtuesit e Milanit, teksa qëndrojnë në pritje të përgjigjes së UEFA-s mbi të ashtuquajt­urën "marrëveshj­e vullnetare", gjatë kësaj javë do të zhvillojnë disa takime me disa institucio­ne për të gjetur financues për të shlyer borxhin ndaj fondit "Elliot". Sipas "Premium", në "Casa Milan" pritet një vizitë nga drejtuesit e "Highbridge", një tjetër fond që mund të ndihmojë klubin të shlyejë 300 milionë euro borxhe me interesa më të ulëta.

Arabë - Muajt e fundit kanë qenë jo pak të komplikuar në klubin kuqezi, jo vetëm për ndryshimin e pronësisë, por edhe prej kampionati­t negativ, pavarësish­t 238 milionë eurove të investuara në merkato. Teksa skuadra vazhdon të mos shfrytëzoj­ë shanset për të përmirësua­r klasifikim­in, nuk mungojnë edhe zërat mbi pamundësin­ë ekonomike të pronarit kinez të Milanit, Jonghong Li. Duke parë këto vështirësi financiare dhe sportive, sipas të përditshme­s italiane "La Repubblica", krerët kinezë duket se po kërkojnë partnerë të rinj për të shitur një pjesë ose të gjitha aksionet. Nga ambientet financiare londineze ka zëra se i interesuar për të siguruar Milanin është një grup arab i nivelit të lartë

Stadiumi - Një hapësirë të veçantë meriton edhe çështja e stadiumit që gjithmonë, sipas "La Repubblica", ka tërhequr vëmendjen e një kompanie amerikane me qendër në ShBA-në. Ky kolos amerikan i ndërtimit me sa duket ka gati një projekt dhe pret vetëm ndryshimin e pronësisë së kuqezinjve për t'u futur në "valle" në lidhje me ndërtimin e impiantit të ri të Milanit. Pikërisht këto interesa shumëmilio­nëshe kanë shtyrë krerët italianë të klubit të intensifik­ojnë bisedimet me Komunën e Milanos për të gjetur sa më shpejt hapësirën ku "Djalli" pritet të ndërtojë folenë e tij të re. Një stadium në pronësi do ta bënte klubin milanez edhe më tërheqës në kuadrin e sponsorizi­meve, por edhe në nivel të ardhurash nga marketingu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania