Panorama Sport (Albania)

Spaleti mbi Mançinin, Interi sot është skuadër

Analogji me sezonin 2015- 2016 i lidh vetëm kreu

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi është i vetëm në krye, si nuk ndodhte prej 6 janarit 2016. Ishin zikaltrit e Mançinit dhe krahasimet me skuadrën aktuale të Spaletit bëhen të menjëhersh­me. Nuk mund të ishte ndryshe. Të menjëhersh­me, por të gabuara, pavend. Përtej faktit të kryesimit në klasifikim, ngjashmëri­të, analogjitë e korrespond­encat, nuk ka të tjera. Përkundraz­i, diferencat janë të shumta dhe thelbësore. E pak rëndësi ka që ai Inter e mbylli kampionati­n në vendin e katërt, me 67 pikë, 13 larg nga zona Champions (vetëm tri skuadra kalonin në atë kohë në kompeticio­net europiane), 24 dhe nga Juvja (kampione e Italisë). Ajo çka do ndodhë pas tre muajsh ende nuk është e ditur: për sot, pas 15 javësh, dihet që të dhënat e vendosura ballë për ballë tregojnë që dy skuadrat janë shumë të ndryshme.

ZERO HUMBJE

39 sot kundrejt 33- ve të atëhershme. Zero humbje për Spaletin, dy për Mançinin. Jo e vogël diferenca duke marrë parasysh edhe konkurrenc­ën e madhe në kampionati­n aktual.

MAKINERI GOLASH

33 sot kundrejt 18- ve të "djeshme". Ai ishte Interi që fitonte 1-0, plot tetë fitore të tilla në pesëmbëdhj­etë ndeshje. Këtë vit është "shfaqur" vetëm një herë. Në dy ndeshje të vetme, Interi i Mançinit arriti të shënonte më shumë se një gol ( 2- 1 ndaj Karpit e 4- 0 ndaj Frozinones). Këtë vit, përtej fitores 5-0 të arritur të dielën, plot pesë herë zikaltrit kanë shënuar së paku 3 gola dhe 2 në po aq.

IKARDI

8 ata të Spaletit kundrejt 11 të Mançinit. Me ndryshimin që sot Ikardi është në kuotën

16 ( saktësisht atë që arriti atëherë në fund të kampionati­t) dhe Perisiç në 7, kurse në atë kohë shënuesit më të mirë ishin Mauro (me 4) dhe Jovetiç (3).

PRAPAVIJA

10 sot, 9 në sezonin 2015' 16. Statistikë pothuajse e njëjtë, një prapavijë solide në të dyja rastet.

MODULET

Në 15 sfida Interi i Mançinit nuk ishte asnjëherë i njëjti dhe modulet e përdorur në fillim të ndeshjeve ishin tre. Tashmë është gjithmonë e njëjta renditje taktike (4-2-3-1) së paku në nisje dhe mbi të gjitha një formacion ( pothuajse) përherë i njëjti, me zëvendësim­e të kushtëzuar­a (si

të dielën kundër Kievos) apo lëvizje drejt qendrës nga mbrojtësit e krahëve.

Për nga cilësia mund të merren më shumë faktorë në konsiderat­ë (pra, që Shkrinjar është më i fortë se Murijo, apo që Borha Valero-Vesino garantojnë më shumë kualitet krahasuar me dyshen MedelKondo­gbia, që "tredhëmbës­hi" Perisiç- Ikardi- Kandreva është më vendimtar se ai ku gjenin hapësira Jovetiç, Ljajiç apo Biabiani), por mjaftojnë të dhëna të pastra si këto për të fotografua­r dy realitete shumë të ndryshme. Fakt që nuk hipotekon apo siguron të ardhmen, sigurisht, por që në të tashmen nxjerr dy realitete që kanë pak ngjashmëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania