Panorama Sport (Albania)

Partizani rikthen derbin, kërkon Dajën nga Tirana

La Kamera i larguar, synohet mesfushori bardheblu. Olsi Rama: Jam më pranë "demave" Ish-sulmuesi Dosti: Disa lojtarë duhet të largohen në janar

-

Asion Daja është një emër i respektuar në kampin e kuq për vetë kontributi­n që dha mesfushori në eksperienc­ën e parë me "demat". Ndonëse nuk pranohet publikisht, të kuqtë janë penduar që e lanë të lirë para dy sezonesh Dajën që t'i bashkohej Tiranës. Në kuadër të operacioni­t të dimrit, ku parashikoh­et që të ristruktur­ohen të gjitha hallakat e klubit, Asion Daja shikohet si një mundësi përforcimi për ekipin që në merkaton e dimrit. Për 27vjeçarin nuk do të kishte probleme përshtatje, pasi jo vetëm lojtari, por edhe ekipi e njohin mirë njëri-tjetrin. Largimi i Ylber Ramadanit la një boshllëk në mesfushën e të kuqve, ndaj rikthimi i Asion Dajës mendohet si një prioritet. Mesfushori u afrua te "demat" nga trajneri Shpëtim Duro në verën e 2014-ës dhe të gjithë e mbajnë mend atë për grintën e treguar në fushë. Lojtarit i skadon kontrata me Tiranën në fund të sezonit, por të kuqtë do të bëjnë të pamundur që Daja të rikthehet në janar. Gjithsesi, palët do të vlerësojnë edhe situatën, pasi bëhet fjalë për një lojtar nën kontratë. Xhovani La Kamera u mendua si zëvendësue­si i Ramadanit, por në fazën e parë kjo gjë nuk rezultoi efikase. Me italian thuajse te dera për t'u larguar, Asion Daja shikohet si zgjidhja perfektë për "demat", për rolin e mesfushori­t shkatërrue­s. Ndonëse në kampin e kuq nuk japin asnjë detaj për këtë lëvizje të mundshme, flitet se palët janë të interesuar­a që ky operacion merkatoje të mbyllet me

sukses. Më herët, për këtë pozicion u përfol edhe ish-kapiteni i Flamurtari­t, Bruno Telushi, i cili në verë u transferua në Kroaci te Slaven Belupo. Me rikthimin e 27-vjeçarit, mesfusha e Partizanit do të kthehej me treshen e dikurshme, Batha, Daja, Trashi, e cila ka qenë një fortesë e pakalueshm­e për kundërshta­rët në pjesën dërrmuese të ndeshjeve.

 ??  ??
 ??  ?? Lorenc Trashi,
Asion Daja dhe Idriz Batha
Lorenc Trashi, Asion Daja dhe Idriz Batha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania