Panorama Sport (Albania)

Një formacion me portierë, Elbasani ruan traditën

ga Gogunja te Kotorri e Ruçi, të gjithë kanë një histori

- VLADIMIR MEMA

Elbasani është një "fabrikë" portierësh dhe një "markë" shumë e njohur në tregun shqiptar për sa i përket numrave "1". Me dhjetëra kanë luajtur ndër vite me Elbasanin, por edhe me ekipe të tjera në vendin tonë. Verdheblut­ë kanë qenë fanatikë për sa i përket katërkëndë­shit, teksa atë duhet ta ruante një elbasanas, me ndonjë përjashtim të vogël ndër vite. Të paktën këto tri dekadat e fundit, duke filluar nga rekordmeni Bujar Gogunja dhe pasuar me Muharrem Dostin dhe Elvis Kotorrin që ende luan. Pas tyre ka shumë "gardianë" të tjerë që kanë dalë nga ky qytet, ku disa e kanë lënë për shkaqe personale apo për mungesa hapësire. Gjithsesi, pa llogaritur ata që janë në moshë për të luajtur, por e kanë lënë, ka ende në aktivitet shumë të tjerë, aq sa për të plotësuar një ekip portierësh. Nga "gardianë" në përfundim të karrierës, tek ata në nisje të saj dhe deri te portierë në kulmin e tyre që rivalizojn­ë njëri-tjetrin. "Panorama Sport" ju sjell formacioni­n me numrat "1" në qarkullim në qytetin e Elbasanit, të gjithë bashkë në një skuadër, edhe pse në një ekip normal vetëm njëri do të ishte në formacion.

FORMACIONI I PORTIERËVE - Të gjithë do të donin të ishin në portë, por me një Elvis Kotorri në aktivitet, katërkëndë­shi i ekipit të portierëve i takon atij. Me një eksperienc­ë të gjatë mbi supe dhe disa tituj kampion, meriton të jetë edhe kapiten i kësaj skuadre. Dy krahët e mbrojtjes plotësohen nga dy zëvendësit e Kotorrit në ekipin e Elbasanit. Bëhet fjalë për Ferit Molin, si edhe Ergys Dostin, i cili luan gjithashtu edhe me ekipin e 19-vjeçarëve të El- basanit. Në qendër të prapavijës është Festim Miraka, ish portieri i Luftëtarit, i cili para pak ditësh u largua nga kjo skuadër dhe tani po pret merkaton e janarit për të vijuar karrierën e tij diku tjetër. Së bashku me të, në qendër është edhe kushëriri i tij që luan me ekipin e Pepës U-19, Hajdar Miraka, që shpreson të ecë së paku në gjurmët e Festimit. Në krahët e mesit të fushës janë dy portierët e U17 të Elbasanit dhe Pepës, Igli Harja nga e djathta dhe Redon Gega që është pjesë edhe e kombëtares së moshave, majtas. Në qendër të mesfushës është Shkëlzen Ruçi, portieri aktual i Luftëtarit, i cili prej disa vitesh ka nisur rrugëtimin në futbollin profesioni­st. Në një sulm të përbërë nga tre, portieri i Gramshit do të jetë "pyka", teksa në këtë formacion, ndryshe nga sa bën në realitet, nuk do i duhet të mohojë golat, por t'i shënojë ata. Bëhet fjalë për Klodian Miçen. Ndihmesa të tij në këtë repart janë dy portierët e U-19 të Elbasanit dhe Pepës, Ruzhdi Bozhiqi nga e djathta dhe Fatjon Çollari nga e majta.

 ??  ??
 ??  ?? Eliv Kotorri, portieri titullar i Elbasanit
Eliv Kotorri, portieri titullar i Elbasanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania