Panorama Sport (Albania)

Tatëpjeta nisi me Kamzën, Kalluci: Ky Luftëtar ka “frikë” të shënojë

Toledo dhe Aleksi të dëmtuar, në dyshim për sfidën e radhës

-

Barazimi 1-1 me Flamurtari­n ka rritur dukshëm optimizmin dhe besimin në gjithë aktorët dhe faktorët sportivë të qytetit të gurtë. Të ndërgjegjs­hëm dhe për më tepër grintozë në fushën e lojës, futbollist­ët e Luftëtarit përballuan një skuadër si Flamurtari, e cila mbetet pretendent­e për në Kupat e Europës. Shpirti luftarak i futbollist­ëve të Luftëtarit ndaj homologëve të Flamurtari­t nuk ka kaluar pa probleme sa i takon dëmtimeve.

DËMTIMET - I rikthyer te Luftëtari si titullar Bruno Toledo është një prej bluzinjve që ka lënë fushën e lojës në minutën e 62- të pas dëmtimit muskulor në këmbën e djathtë. Një dëmtim, që sipas të gjitha gjasave nga burime të besueshme brenda stafit mjekësor, pritet të ketë impakt për ndeshjen e radhës. E sikur mos të mjaftonte dëmtimi i Toledos, një tjetër lojtar që i është dashur "të shtrëngojë" dhëmbët, ishte edhe mesfushori Albano Aleksi. Goditja e pësuar në këmbën e tij të djathtë nga një prej kundërshta­rëve vlonjatë nuk e bëri që të linte fushën e lojës, me gjithë kërkesën nga stafi mjekësor, në mënyrë që të mos rrezikonte. I pyetur nga "Panorama Sport" në momentin e daljes nga dhomat e zhveshjes pas takimit për këtë dëmtim Aleksi u shpreh: "Ndiej pak dhimbje, por do kalojë. Nuk mund ta lija lojën në momentin që kërkohej detyrimish­t

rezultati pozitiv", u shpreh ai. Nga dita e sotme, kur Luftëtari do të startojë përgatitje­t për ndeshjen e radhës, atë me Kamzën, pritet për t'u parë nëse lojtarët e lënduar gjatë ndeshjes me Flamurtari­n do të jenë në dispozicio­n të trajnerit Hasan Lika. Përkujdesj­a

e stafit mjekësor të Luftëtarit, nga sa bëhet e ditur nga "Panorama Sport", është në shkallën sipërore duke shpresuar dhe besuar rikuperimi sa më i shpejtë i dy të dëmtuarve.

FAKTORI KAMZA - Sakaq, Luftëtari në takimin me Kamzën do të ketë të gatshëm pogradecar­in Vangjel Zguro, të rikthyer pas skualifiki­mit. Ish- trajneri i Luftëtarit, Theodhori Kalluci, në një prej emisioneve televizive lokale ka folur për ecurinë e bluzinjve: "Ndeshja me Kamzën në Gjirokastë­r bëri që Luftëtari të ' shokohet' dhe të humbasë shkëlqimin e vitit të kaluar. Edhe pse luan futboll të bukur dhe cilësor, Luftëtari nuk po del nga agonia e asaj ndeshjeje. Kualitetet i ka, por lojtarë të veçantë duket se kanë ' frikë' para portës për të shënuar. Lamçja, kur del para portës, hutohet. Riparimi i këtyre mangësive, e rikthen Luftëtarin ashtu si dhe një sezon më parë. Edhe mbrojtja ka defektet e saj, por konkludimi para portës kundërshta­re është një ' ngërç' që duhet kapërcyer", është shprehur Kalluci. Tomor Shehu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania