Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, alibia është… fusha

Sulmuesi vlonjat: Barazimi ishte i drejtë, ndaj Vllaznisë futboll të bukur dhe fitore

- ERMAL SIKA

Ardit Hoxhaj fajëson gjendjen e fushës dhe mungesën e fatit në Gjirokastë­r. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", Hoxhaj thotë se ndeshja edhe mund të fitohej, por terreni ishte shumë i vështirë dhe problemati­k. "Luftëtari është një ekip shumë i mirë. Të gjitha ekipet si, Vllaznia, Laçi e kanë pasur të vështirë me Luftëtarin. Bregu dhe Abazaj janë dy lojtarë që të hapin shumë probleme. Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne. Barazimi është një rezultat pozitiv. Duhet ndoshta edhe ta fitonim këtë takim. Ne në çdo ndeshje futemi për të fituar. Kishim mundësi ta bënim këtë ndeshje edhe 20. Por, ishte edhe fat. Gjithsesi, rezultati më i drejtë ishte barazimi në këtë ndeshje. Për ne nuk ndikoi shtyrja e kampionati­t, pasi e bëmë lojën tonë, nuk kishim çfarë të bënim më. Fati deshi të barazonin ata në fund. Na ka ndihmuar fati ndoshta në takime të tjera, por në këtë ndeshje nuk ishte me ne. Në lojë ne bëmë maksimumin", është shprehur futbollist­i. TERRENI

Më tej, ai ka shpjeguar edhe vështirësi­të në lojë, për shkak të shirave të shumtë që kishin rënduar fushën. "Terreni ishte pak i vështirë aty dhe luajtëm me topa të gjatë, për shkak se ishte shumë i rënduar duke qenë se kishte rënë shi, madje binte edhe gjatë ndeshjes. Po të ishte terreni më i mirë,

do të qarkulloni­m topa. Me topa të gjatë humbet dhe ata na sulmonin. Luftëtari ka ekip shumë të mirë. Komunikojm­ë shpesh me ata, pasi tre prej tyre janë vlonjatë. Ata na thonë që gjithçka aty shkon mirë, presidenca

i mbështet. Nuk mendoj që Luftëtari të dalë nga kategoria", tha Hoxhaj. VLLAZNIA

Sulmuesi Ardit Hoxhaj ndalet edhe te ndeshja me Vllazninë. Sipas Hoxhajt, në këtë ndeshje kërkohen tri pikët. "Vllaznia ka një ekip shumë të mirë. Do ta vlerësojmë maksimalis­ht ndeshjen. Është takim që luhet brenda në fushën tonë dhe kemi publikun. Një fitore i bën mirë ekipit pas këtyre dy barazimeve. Vllaznia nuk është një skuadër që mbrohet dhe besoj se do të jetë një ndeshje ku do të luhet futboll. I kam parë ndeshjet e saj, luan hapur me të gjithë kundërshta­rët. Kampionati sa vjen dhe bëhet më i egër. Partizani apo ekipe të tjera me dy fitore ngrihen lart ose zbresin poshtë. Ka ekipe që në transfertë po marrin pikë. Në këtë sezon mund të marrësh pikë aty ku nuk e pret. Skuadrat janë të barabarta dhe mjafton një nënvlerësi­m i vogël që të mos marrësh pikë. Vetëm Skënderbeu po bën diferencën deri më tani, të gjitha të tjerat janë në një nivel", u shpreh Hoxhaj.

GJYKIMI

Në ndeshjen Flamurtari­Vllaznia, sipas Ardit Hoxhajt, nuk do të ndikojë gjykimi. Lojtari thotë se në fushën e lojës, Flamurtari nuk mendon asnjëherë për arbitrat. "Nuk mendoj se arbitri do të bëhet protagonis­t në këtë ndeshje me Vllazninë. Mendoj se do të luhet futboll. Ne nuk mendojmë fare për arbitrat në fushë. Duhet që ne të japim maksimumin", përfundoi Hoxhaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania