Panorama Sport (Albania)

Fetollari s'bën aleanca: Do luajmë ndershëm

Trajneri i Pogradecit bën analizën e fazës së parë të kampionati­t dhe "kërcënon" rivalët

-

Edhe këtë sezon futbollist­ik, Pogradeci do të jetë një prej ekipeve elitare të Kategorisë së Parë, pasi mban vendin e tretë me 13 pikë dhe është tri pikë larg vendit të dytë. Trajneri Festim Fetollari, në një intervistë për "Panorama Sport", është shprehur shumë i kënaqur me ecurinë e ekipit të tij, duke theksuar se renditja aktuale i jep garanci për të ardhmen.

A është ecuria e deritanish­me e skuadrës suaj brenda pritshmëri­ve tuaja?

Për sa i përket pozicionit dhe renditjes, mund të them se jam plotësisht i kënaqur, pasi ishte objektivi ynë që të jemi një ndër tre ekipet e para. Në qoftë se do të ishim më lart, natyrisht që do të ishte më mirë, por edhe këtu, në këto momente, jemi brenda asaj që unë besoja dhe presidenca na kishte vënë si objektiv. Mos ndoshta kritikat janë për sulmuesit, pasi i keni shfaqur herë pas here?

Po, edhe kjo qëndron, jo më kot thashë më lart që kam rezerva në disa ndeshje. Krijojmë lojë dhe kemi raste, por nuk finalizojm­ë. Shpesh sulmuesit tanë janë me shpinë nga porta, natyrisht që Çekiçi bën përjashtim si një njohës i portës, por duhet të jemi të gjithë ndryshe në fazën sulmuese. Kjo që them, është parë në javët e para dhe ne ishim në pozita që as nuk duhet t'i mendonim. Prisni përforcime nga merkato e janarit?

Me bindje them se po, pasi ne kemi një mbështetje shumë të fuqishme nga bashkia dhe presidenti. Në këto kushte, është shumë e domosdoshm­e të ndërhyjmë, do të ketë të afruar jo vetëm për sulmin, por edhe në repartet e tjera. Por ju siguroj se nuk do të ketë të larguar, pasi këta futbollist­ë kanë bërë më të mirën e

TOMORI tyre. Është kampionat i gjatë dhe na duhen forca të shumta. Pogradeci mund të bëhet përcaktues për ekipin që do të ngjitet në Superiore...

Nuk më intereson fare fakti se kush do të ngjitet në Superiore. Do të luajmë deri në fund me shumë ndershmëri dhe të gjithë do ta shohin. Ne luajmë për veten tonë. E dimë që vendi i parë është i vështirë për t'u arritur, por jo i pamundur. R.Xinxifi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania