Panorama Sport (Albania)

Shënoi 25 gola, Bajiç rikthehet me premtime

"Skuadra është e kompletuar, kontribuoj për ngjitjen në elitë"

- PRENG GJIKOLA

Sulmuesi vojvodinas Kosta Bajiç do të jetë pjesë e Besëlidhje­s në gjysmën e dytë të sezonit, pasi ka nisur që nga fillimi i muajit përgatitje­t me lezhjanët. Autori i 25 golave në sezonin 2015-2016 me lezhjanët, në një prononcim për "Panorama Sport", është shprehur: "Pasi mbylla kontratën me Besëlidhje­n nuk rinovova, ndonëse m'u kërkua një gjë e tillë, pasi kisha disa oferta nga shumë klube. Të parën zgjidha FF Jaron e Finlandës që luan në Kategorinë e Parë. Atje nuk rashë dakord me kushtet që m'u ofruan nga presidenti, për rrjedhojë shkova në Kazakistan, ku kisha ofertën tjetër dhe, pasi kalova provën, firmosa me kushtet e mia. Gjatë fazës së parë aty kam shënuar 5 gola dhe ia kam kaluar mirë në klub, por atje ishte ndryshe, vetëm shtëpi, stërvitje. Më mungonte miqësia ballkanase, asnjeri nuk të ofronte sadopak miqësi, madje as nga tifozëria e skuadrës. Në Kazakistan pagën e kisha shumë të mirë, por përveç ftohtësisë së njerëzve ishte dhe klima shumë e ftohtë, deri në - 30- 35 gradë dhe i binte të pushoja pesë muaj. Ndaj dhe vendosa të rikthehesh­a në Lezhë", ka thënë Bajiç, i cili flet edhe për objektivat me lezhjanët. "Në janar do të firmos me Besëlidhje­n, për një ose dy sezone, sa të dojë presidenti. Skuadra më është dukur e kompletuar dhe për këtë jam optimist se do t'ia dalim që të kapim objektivat, pasi tani edhe unë jam i impenjuar maksimalis­ht për një gjë të tillë. Shpresoj që unë nuk do të largohem nga Lezha pa e provuar Superioren dhe kjo do të jetë gjëja më e bukur në jetën time", ka përfunduar Bajiç në deklaratën e tij. Rikthimin e tij te Besëlidhja e kanë pritur mirë edhe tifozët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania