Panorama Sport (Albania)

Sinella nuk gjen fajtorë: Kthesën e bëjmë në kryeqytet

-

Përtej humbjeve të fundit që kanë lanë shije jo të mirë te tifozët, trajneri Bledar Sinella është kujdesur që të mos gjejë fajtorë, duke ruajtur balancat në ekip. "Është e lehtë që të gjitha fajet t'ua hedhësh lojtarëve, apo të shpërthesh në kritika, por një trajner së pari duhet të njohë e vlerësojë lojtarët që drejton, pastaj të bëjë kritika. Kjo nuk do të thotë se s'i kam kritikuar lojtarët apo analizuar çdo ndeshje, por thjeshtë nuk kam preferuar t'i bëj ato publike. Personalis­ht gjithmonë kam besuar te ky grup që nga dita e parë. Është po aq e vërtetë që kemi gabuar shumë në javët e fundit. Çdo ekip ka një moment të keq dhe kjo nuk është se e them unë, po shihni klubet më të shquara në Europë apo Partizanin me Teutën. Po askush nuk thotë se Partizani nuk mund të rikthehet se nuk ka grup. E njëjta gjë ndodhi edhe me Besën, kur morëm disa humbje të pamerituar­a, të paktën nga ajo që treguam në fushë", ka thënë fillimisht Sinella. Kthesa - Sipas Sinellës, barazimi i fundit në kampionat ndaj Korabit jep shpresë për kthesën e rezultatev­e. "Besoj se barazimi në Peshkopi ishte sinjali i parë i kthesës. Vërtet kam kërkuar e pres që në janar të kemi afrime në merkato, por asnjëherë s'e kam humbur besimin te grupi që drejtoj. Kështu që, duke nisur nga ndeshja me Dinamon, do të vijnë edhe rezultatet që na kanë munguar. Koha në dispozicio­n na ka shërbyer mjaft për të rikuperuar në të gjitha drejtimet, fizike, taktike, por dhe dëmtimet. Grupi tashmë është 100% i gatshëm për ndeshjen e radhës", ka mbyllur Sinella. Kavajasit të dielën do të luajnë në transfertë me Dinamon e, më pas, do presin Besëlidhje­n. Do të mjaftonin dy fitore në këto dy takime që situata për Besën të ndryshonte. Kujtojmë se në fazën e 3-të, sipas rregullore­s, pikët përgjysmoh­en dhe diferenca me Kastriotin ngushtohet. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania