Panorama Sport (Albania)

Tirana u dorëzohet bullgarëve

Liga Ballkanike/ Dominojnë tri skuadrat bullgare, Bllokotekn­a, Rilski dhe Akademik Shima dhe Bazit bëjnë diferen ën, janë pikëshënue­sit më të mirë me nga 26 dhe pikë

- ABDULLA DUSHKU

Dje në mbrëmje, në sallën sportive "Feti Borova" pranë Tirana Olimpik Park, është zhvilluar ndeshja e radhës e ekipit të Tiranës në basketboll për meshkuj për Ligën Ballkanike (BIBL). Kampionët bardheblu u përballën kundër skuadrës bullgare të BC Rilski Sportist, në një ndeshje të vështirë për kampionët e Shqipërisë, që, edhe pse kishin arritur dy fitore dhe dy humbje deri më tani në këtë turne, nuk arritën që t'ia dilnin përballë supremacis­ë bullgare të Rilskit. Ndërsa rivalët bullgarë vinin në këtë takim pa e provuar ende shijen e humbjes (kishin 3 fitore), ndaj për Tiranën e trajnerit Dukas kjo ishte një sfidë delikate për të kapur kreun. Miqtë triumfuan me shifrat 99-78, në një ndeshje të dominuar gjatë gjithë kohës prej tyre, duke e siguruar fitoren që në periodën e parë, të cilën e kanë mbyllur 34-17. Edhe pse më pas kryeqyteta­sit tanë kanë marrë dy periodat e radhës, diferencat kanë qenë të ngushta (+1) e dyta dhe (+3) e treta. Tirana nuk arriti për asn-

jë moment të rivalizont­e, pasi e nisi keq ndeshjen dhe disavantaz­hi i krijuar në 10-minutëshin e parë e kushtëzoi të gjithë takimin. Për bullgarët, ky ishte suksesi i katërt në këtë turne, ku deri tani nuk ka asnjë humbje, ndërsa për Tiranën kjo është humbja e tretë në 5 ndeshje të

luajtura deri më tani në Ballkan Ligë. Diferencën në këtë ndeshje e bëri stoli i ekipit bullgar, nga ku kanë ardhur dhe 42 pikë. Për Tiranën u dallua Shima si pikëshënue­si më i mirë me 26 pikë, por në fund dëmton gishtin dhe Abdul-Bazit me 19, por kjo nuk mjaftoi për

të evituar këtë humbje. Sfida e radhës për bardheblut­ë për këtë Ligë do të jetë pas një jave, ndaj ekipit maqedonas të Ibar Rozhaja ( 12 dhjetor, ora 17:00), ndeshje që do të luhet në shtetin fqinj. Nëse Tirana do të fitojë, ka një shpresë për 6shen e parë.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F. Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania