Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Ishim shumë të zgjuar taktikisht

"Toliso i shkëlqyer, Koman perfekt prej gjendjes fizike"

-

Që të kuptosh ndry shimin mes Bajer nit që la Karlo Ançeloti pas humbjes 3-0 në Paris dhe këtij që fiton 3-1 ndaj PSG- së vetëm dy muaj më vonë, nuk duhet të jesh absolutish­t një profesioni­st në botën e futbollit. Dora e Jup Hejnkesit, trajnerit më fitues në Champions nga të gjithë ata që janë në garë këtë sezon, ndihet shumë e fortë në këtë skuadër. "Çelsi i kësaj fitoreje ishte sjellja e të gjithë skuadrës. Luajtëm taktikisht me shumë zgjuarsi. Megjithatë, pamë PSG-në që të krijonte shumë raste. Ne bëmë në fushë atë që kishim planifikua­r të bënim. Por kundër një skuadre si PSG nuk mund të luash kaq hapur dhe t'u lejosh atyre të të kundërsulm­ojnë", tha tekniku i Bajernit, skuadra e të cilit nuk arriti dot ta shmangte atë gol, pa të cilin do ta kishte më të lehtë për ta shijuar të plotë hakmarrjen ndaj francezëve: sepse me një fitore 4-0, gjermanët do ta mbyllnin grupin në vend të parë duke pasur kështu të drejtën e një shorti më të lehtë, të paktën në letër. Në lidhje me zgjedhjet e tij në fushë, 72-vjeçari shpjegoi: "Trajneri e njeh shumë mirë skuadrën duke qenë se ka një tablo të përditshme të saj. Unë kam 20 lojtarë të federuar që mund të luajnë në Europë dhe duhet t'u jap të gjithëve një shans. Toliso e ka dëshmuar gjithnjë gjatë javëve të fundit se është një lojtar i shkëlqyer si në gjetjen e hapësirave, ashtu edhe në daljet e tij në sulm. Gjatë kësaj jave është stërvitur në mënyrë të shkëlqyer".

KOMAN - Elozheve të Don Jupit nuk mund të mos i shpëtonin as atij që ishte më i miri në fushë, pavarësish­t se Toliso shënoi dy gola. Kingsli Koman prodhoi një tjetër ndeshje fantastike, ku tregoi se sa është maturuar këtë sezon në Mynih duke eklipsuar edhe Nejmarin.

"Komani është në 100% të gjendjes së tij fizike dhe prandaj mund të gjejë gjithnjë momentin e duhur për të shpërthyer në sprint. Por, tani ai ka gjithashtu edhe vetëbesimi­n, vlerësimin e shokëve të skuadrës dhe tifozëve", përfundoi Hejnkes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania