Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVENTUSIT

-

- Pritje decizive me këmbë në fundin e pjesës së parë ndaj Xhurxheviç­it, por shumë i sigurt edhe në të dytën, ndaj Pardos dhe Ofoes. Shumë i zoti edhe në daljet nga zonë. Traversa në fund të takimit i shpëton sfidën perfekte.

- I kujdesshëm dhe i përqendrua­r. Frenon dy aksione në diagonale. Në rritje progresive.

- I kthjellët, edhe kur i kërkohet të bëjë edhe detyrat e të tjerëve. Në lojën në ajër është i pakalueshë­m. Gjithmonë një garanci. Në të 70-ën e zëvendëson por që zbret i përgjumur në fushë.

Një amnezi në dalje në pjesën e parë, një faull taktik që i kushton kartonin në të dytën. Gjithsesi, Benatia po jep sinjal të rëndësishë­m.

- Asistin për Kuadradon, por jo vetëm. Zbritje të vazhdueshm­e, krosime të sakta dhe ndërrime loje të sakta. Në shumë çaste të sfidës së djeshme, më në fund u pa Aleks Sandro i vërtetë.

- Mund të jetë gjithçka, përveçse në formë. Vë fizikun në punë, por këmbët dhe mendja e tij punojnë shumë ngadalë.

- Luani i përhershëm. Është ai që nis aksionin e 1-0 të Juves dhe është sërish ai që qep të gjitha të çarat që lë Juventusi në mesfushë. I pazëvendës­ueshëm!

- Tjetër gol me peshë. Njeriu i Alegrit nuk tradhton kurrë. Godet, kroson, vrapon dhe shënon. Në të 84-ën

i cili hyn dhe pasi i ngroh dorezat Protos, në tentativën e dytë e mposht. Gjithçka në më pak se 10 minuta lojë.

- Tjetër natë anonime. Vërtet kthehet shumë prapa për të marrë topin, driblimi magjik në zonë i del, por goli ende jo. Nëse Juventusi kërkon të bëjë rrugë në Europë, i nevojitet një tjetër Dibala. Në të 63-ën e zëvendëson por edhe boshnjaku nuk e kishte shumë me "qejf" që të luante dje.

- Shpërthime në shpejtësi, por problemi i tij është te vazhdimësi­a, e cila nuk zgjat për 90 minuta.

- Pak i shërbyer dhe kur e ka gjen topin në këmbë, gjendet me shpatulla nga porta. Në këtë mënyrë, ka pak për të bërë.

- Juventusi nuk luan një ndeshje të madhe, por kualifikoh­et dhe sërish nuk pëson. Ndoshta, kurat e tij po nisin të japin efekt, por ndoshta pritet diçka më shumë dhe më shpejt nga Juventusi i tij, pse jo, për t'u konfirmuar që të shtunën ndaj Interit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania