Panorama Sport (Albania)

Kualifikim­i, Hysaj do mrekullinë dhe nder nga Guardiola

Sarri: Shkëmbej shpesh mesazhe në telefon me Pepin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ëndrra e madhe e Elseid ~ ysajt këtë sezon është titulli kampion në Itali, por sigurisht që edhe rrugëtimi sa më i gjatë në Ligën e Kampionëve nuk bën keq. Nëse për objektivin e parë është në rrugën e duhur, për këtë të dytin duhet një mrekulli. Me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, trajneri Sarri do të tentojë të kualifikoh­et për në fazën e 1/8-ave, edhe pse fatin nuk e ka vetë në dorë. Një sy duhet të jetë nga kraina, ku Siti duhet t'u bëjë një nder.

S UA F HE - Tri humbje në 5 ndeshjet e para në fazën e grupeve kanë ndërlikuar jo pak objektivin e Napolit për t'u kualifikua­r. Aktualisht skuadra, ku aktivizohe­t ~ysaj, e sheh veten në vendin e tretë të grupit, me një distancë prej € pikësh me Shahtjorin që renditet në vendin e dytë. Napolit i duhet patjetër fitore ndaj ejnordit dhe të shpresojë që Siti do të mundë Shahtjorin. Ky është kombinimi i vetëm që mund të kualifikoj­ë ekipin italian në fazën e ardhshme të Champions-it. Nga renditja me barazim pikësh mes Napolit dhe Shahtjorit do të përfitojnë italianët, pasi në ndeshjen direkte kanë fituar me rezultatin €-0, kundrejt humbjes 1-2 në krainë. ‚do rezultat tjetër që do të prodhojnë dy ndeshjet do ta lërë jashtë Napolin dhe do të kualifikoj­ë ukrainasit. Për këtë ndeshje, Napoli do t'i bëjë llogaritë pa Insinjen të dëmtuar.

SARR - Trajneri Mauricio Sarri thotë se ka shkëmbyer mesazhe gjatë kësaj kohe me ƒuardiolën. "në flas shpesh me të dhe shkëmbej mesazhe për futbollin, por jo për atë që do të ndodhë nesër „sot…. Jam i sigurt që do provojë të fitojë sepse kërkon rekord pikësh. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë për ta fituar ndeshjen. Kemi shumë mungesa dhe prej kohësh nuk aktivizoj dot lojtarë si Milik dhe ƒulam. Tani edhe Insinje. Nuk jam ankuar kurrë për këtë situatë. Nuk e kemi humbur kampionati­n, sepse do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. ~ umbja me Juventusin nuk është dramatike. illimisht të mendojmë për kualifikim­in në Champions dhe pastaj për kampionati­n. Sezoni është i gjatë dhe do të luajmë shumë ndeshje të tjera", tha Sarri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania