Panorama Sport (Albania)

Milan, ja 10 ndeshjet fatale

Figura e shëmtuar e së dielës ka hyrë në histori, Gatuzo ndryshon përgatitje­n

- Përgatiti: LEDIO NASE

Kombinimi "e fundit në klasifikim me zero pikë + barazim në 95'-ën + gol i portierit" nuk do t'i kishte shkuar në mendje as bastvënësi­t më "të thekur". Duket se "tronditja" me Beneventon është e madhe, ndaj sezoni duhet të niset të shihet nën një tjetër këndvështr­im, duke pyetur se çfarë ka shkuar keq e çfarë mund të shpëtojë.

1.BENEVENTO - Ndoshta ndeshja do të hyjë në "librin e zi". Megjithatë, për Milanin "tmerr" kanë qenë vitet e para të '80-ës: dy rënie nga kategoria në tri vite, një "në tavolinë" e tjetra në fushë. Në krahasim, në epokën e Berluskoni­t disfatat ishin të një niveli më të lartë (në Champions kryesisht).

2.GATUZO - U ul në pankinë në momentin e gabuar. Sa faje i takojnë? Pak, edhe pse paraqitja e kuqezinjve në minutat e fundit ishte dëshpërues­e: i mbyllur në zonë për të mbrojtur rezultatin kundër Beneventos. Megjithatë, Rino po i stërvit prej vetëm një jave.

3.FORMACIONI - Projekti, pas katër muajsh, po shfaq limitime. Skuadra kuqezi nuk ka pasur kurrë një 11-she fillestare. Mbi të gjitha "godet" mungesa e golave nga sulmuesit. Kushdo që në verë mendonte se shërbente vetëm një numër 9 prej 80100 milionësh, sot ngre zërin: "E pata thënë unë...".

4.MONTELA - Gatuzo fajësoi së pari formën atletike të Milanit. Nuk është një mister që për 10 ditë ka kërkuar seanca intensive stërvitore, të lodhshme, gati sikur ndien se përgatitja verore duhet ribërë nga fillimi. Për Rinon, mungesa e punës me grupin është thelbësore për dështimin.

5.LOJTARËT - Vështirë të shpëtosh ndonjërin, sezonet negative janë një "vorbull" që tërheqin të gjithë. Mes milanistëv­e në dispozicio­n të Gatuzos vetëm dy kanë një mesatare note kaluese: Kutrone e Suso. Kjo shpjegon shumë gjëra. Gatuzo flet për "grup" dhe nga ajo do niset: duhet më shumë, por është një pikënisje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania