Panorama Sport (Albania)

Medalje ari e dëmtuar, Begaj: Lumturova shqiptarët!

Shtangistj­a: Dita më e lumtur, bëra krenarë gjithë shqiptarët "Po kurohem në Greqi, dua triumf edhe në Europian"

- ABDULLA DUSHKU

Romela Begaj mori medalje të artë e dëmtuar. Pakkush e dinte se peshëngrit­ësja që bëri krenar çdo shqiptar kishte probleme fizike para garës që zhvilloi dhe ato u rënduan akoma më shumë pas garës. Kjo e ka detyruar Begajn që të udhëtonte menjëherë drejt Greqisë dhe të mund të merrte kurimin e duhur. "Ishte një arritje e madhe për gjithë shqiptarët, - thotë begaj për 'Panorama Sport'. - Kam marrë mesazhe pa fund dhe i falënderoj të gjithë", deklaron Begaj nga Greqia.

Romela, ç'ndjesi patët pas triumfit në SHBA?

Ishte një gëzim i madh. Jam e lumtur që munda të bëj krenarë gjithë shqiptarët. Ishte një arritje historike për Shqipërinë dhe realisht kam sakrifikua­r shumë që të mund t'ia dilja mbanë.

Sa mesazhe morët pas suksesit që arritët?

Pa fund. Vërtetë shumë. I falënderoj të gjithë.

Cilët ju bënë më shumë përshtypje nga mesazhet që morët?

Natyrisht mora mesazhe urimi edhe nga drejtuesit më të lartë të vendit. Falënderoj z.Kryeminist­ër, Edi Ramën, Z.President, Ilir Metën, Kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliaj, Z. Basha, Znj. Ministre të Sportit, Lindita Nikolli, dhe Drejtorin e Sportit, Vladimir Gjoni. Falënderoj pa masë edhe të gjithë dashamirës­it e sportit.

Pse u rrëzuat përtokë pas tentativës së fundit?

U rrëzova sepse u ndieva keq nga dëmtimi që pësova gjatë garës.

Çfarë problemi kishit? Shikoni, unë kam pasur nisjen për në USA dhe kthimin në Greqi sepse më duhej të kurohesha. Kjo ndodhi për shkak të dëmtimeve që pësova në garë dhe kam qenë e dëmtuar edhe para garës.

Pas kësaj arritjeje historike, a keni ndonjë objektiv tjetër në aspektin personal?

Pa dyshim që po. Pas disa muajsh do të zhvillohet në Tiranë Europiani për të Rritur dhe unë dua të dal sa më mirë aty. Zhvillohet në vendin tonë dhe pa dyshim që përpjekjet do të jenë maksimale nga ana ime që të mund të bëj sërish krenar shqiptarët.

A të erdhi keq për flamurin tonë që ishte jashtë standardit në krahasim me

flamujt e tjerë dhe për më tepër, shqiponja ishte e transformu­ar? Si u ndiet kur e patë në atë gjendje?

Patjetër që u ndieva shumë keq kur pashë atë transformi­m, por nuk e di se kush mund të ketë përgjegjës­inë për këtë që ndodhi.

Çfarë prisni nga federata dhe nga shteti pas këtij suksesi?

Natyrisht që pres shumë mbështetje. Ne sakrifikoj­më shumë për rezultate të tilla, ndaj do të donim pak më shumë vëmendje dhe mbështetje.

 ??  ??
 ??  ?? Romela Begaj me bashkëshor­tin dhe njëkohesis­ht trajnerin e saj
Romela Begaj me bashkëshor­tin dhe njëkohesis­ht trajnerin e saj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania