Panorama Sport (Albania)

Ronaldo hyn në histori, Liverpuli bën 7 gola

Aubamejang trembi “Bernabeun”, por Reali thyen Dortmundin me Lukas Vaskezin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ndeshje argëtuese, pavarësish­t klas ifikimit, ashtu siç është normale për këto dy skuadra. Reali i Madridit fiton 3-2 ndaj Dortmundit, por këta të fundit nuk pësojnë dëme të mëdha sepse ishin eliminuar me kohë nga Liga e Kampionëve dhe falë fitores së Totenhemit siguruan prezencën në Ligën e Europës. Në një ndeshje që Ronaldo arrin golin e nëntë në fazën e grupeve dhe futet në histori si i vetmi që ka shënuar në të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve. Por kjo fitore do t'i shërbejë Realit vetëm për moral sepse vendin e parë në grup e mori Totenhemi që arriti të fitonte sërish kundër Apoelit.

SUPER RONALDO- Kristiano Ronaldo vazhdon të bëjë histori. Dhe për t'u futur në librat e artë të Ligës së Kampionëve iu desh një supergol. Në pjesën e parë ndaj Dortmundit, portugezi arriti të gjente rrugën e rrjetës me një goditje spektakola­re nga jashtë zone. Topi shkon në trekëndësh dhe Kristiano bëhet lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve. Për më tepër, dha kontribut edhe në golin e parë të shënuar nga Reali. I spostuar më në krahun e majtë, ai është i papërmbajt­shëm dhe avancon me topin duke pasuar për Iskon. Ky i fundit servir Majoralin dhe Reali gjeti golin e parë. Por 4 minuta më vonë, Ronaldo realizoi një mrekulli duke marrë duartrokit­jet e tifozëve të tij. Reali dominoi pjesën e parë, edhe pse në fushë nuk ishin lojtarët më të mirë.

"ZGJOHET" AUBA- Trajneri Bosh bëri batutë në konferencë duke thënë se Aubamejang është lojtar shumë i keq dhe nuk bën për Realin, por përpara tifozëve madrilenë të

pranishëm në stadium, sulmuesi i Dortmundit shkëlqeu dhe shënoi dy gola në portën e Kejlor Navasit. Një sinjal i qartë për drejtuesit dhe për presidenti­n Perez, i cili është në kërkim të një sulmuesi në merkaton e janarit. Golin e parë e shënon në minutat e fundit të pjesës së parë duke u zhytur me kokë në zonë. I dyti ishte një "vepër arti". Futet në zonë dhe driblon Ramosin, por Navas e ndal në tentativën e parë. Pastaj, me një parabolë e ndal topin në rrjetë. Ky gol rihap ndeshjen, por gjermanët nuk kanë më forcë për të shënuar golin e tretë. Atë e bën Reali falë Vaskezit, ndërsa Ronaldo kishte humbur raste të pastra për të shënuar. Ndodh rrallë që nga një ndeshje të dalin të gjithë të lumtur, por ajo e djeshmja ishte realisht si një miqësore, për më tepër, kur Apoeli u mund nga Totenhemi.

 ??  ?? FQ. 12-13
FQ. 12-13
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania