Panorama Sport (Albania)

Kukësi, gjyq për “spiunin” apo për të vërtetën?

- Nga JETMIR HALILAJ

‘Situata

është e rëndë, por jo serioze". Është një frazë e gazetarit të famshëm Enio Flaiano që këtë herë gjen vend edhe në Shqipëri. Një klub futbolli, klubi kampion, përpiqet me të gjitha mënyrat t'i mbyllë gojën gazetës sportive më të madhe në vend. Kjo është e rëndë. Por, njëkohësis­ht, klubi i Kukësit kërkon që gazeta të nxjerrë burimin e lajmit. Kjo jo vetëm që nuk është serioze, por...

“Situata është e rëndë, por jo serioze". Është një frazë e gazetarit të famshëm Enio Flaiano që këtë herë gjen vend edhe në Shqipëri.

Një klub futbolli, klubi kampion, përpiqet me të gjitha mënyrat t'i mbyllë gojën gazetës sportive më të madhe në vend. Kjo është e rëndë. Por, njëkohësis­ht, klubi i Kukësit kërkon që gazeta të nxjerrë burimin e lajmit. Kjo jo vetëm që nuk është serioze, por merr pothuajse përmasa komike. Dhe gjithë çështja rrotullohe­t vetëm në një pikë: të gjendet "spiuni", apo "spiunët" e Kukësit që nxjerrin lajmet. Vetëm kaq...

Por për t'i thjeshtuar pak gjërat dhe për të qenë transparen­të me publikun, po bëjmë një renditje të fakteve, për të kuptuar se ku qëndron halli i Kukësit, që në fakt nuk është hiç halli ynë.

Kukësi komunikatë­n e djeshme e niste me fjalinë: "FK Kukësi hedh në gjyq gazetën e përditshme sportive 'Panorama Sport', duke i kërkuar të vërtetojë saktësinë ose burimin e informacio­nit të botuar në këtë gazetë".

Pra, Kukësi së pari është i shqetësuar për njerëzit që i nxjerrin informacio­ne dhe, në pamundësi për ta zbuluar këtë, njofton se do të hedhë në gjyq gazetën. Qesharake! Imagjinoje­ni pak sikur Juventusi të kish hedhur në gjyq "Gazzetta Dello Sport"-in për lajmin mbi sherrin e Dibalës me Bonuçin dhe Alveshin në finalen e Champions-it!!! Juventusi e mohoi lajmin, edhe pse në fund i largoi të dy mbrojtësit, por nuk e hodhi në gjyq gazetën dhe t'i kërkonte burimin...

Zyrtarët e Kukësit janë në një paradoks total me pretendime­t e tyre. Të kërkosh burimin, do të thotë që informacio­ni ekziston. Për çfarë e kërkon Kukësi burimin, nëse pretendon se ngjarja e publikuar nuk ekziston?! Nëse gazeta ka shpifur (çka nuk ka ndodhur asnjëherë), atëherë Kukësi nuk ka pse të shkojë në gjyq për burimin e lajmit.

Është e drejtë e Kukësit dhe e kujtdo që të veprojë si ta shohë të arsyeshme, por kurrsesi nuk mund të ushtrojë presion për të zbuluar burimin e informacio­nit të një media. Gazeta i qëndron lajmit të publikuar pak ditë më parë dhe është e gatshme ta ndjekë deri në fund këtë çështje. Kukësi duhet të kuptojë se është detyrë e tij të ruajë informacio­nin, ndërsa detyra jonë si gazetarë është që ta publikojmë atë. Nëse Kukësi është i bindur se kemi gënjyer, atëherë le ta çojë çështjen në gjyq, por nëse zbulohet burimi i informacio­nit ose jo, këtë e vendos gjykata dhe jo një klub futbolli. Gazeta, për lajmin e publikuar, ka pasur informacio­n të besueshëm. Informacio­n që, për hir të së vërtetës, ka dalë pa dyshim nga protagonis­të që kanë qenë në mbledhje. Ky është edhe shqetësimi real i zyrtarëve të Kukësit, të cilët, në tentativa të njëpasnjës­hme për të ushtruar presion dhe për të intimiduar median e lirë, kërkojnë që të zbulojnë se kush ua nxjerr "sekretet". Janë të lirë t'i shkojnë deri në fund sepse as ne nuk do të ndalemi! Mjafton që të mos kalojnë në paranojë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania