Panorama Sport (Albania)

Ish-mbrojtësi Smajli, “recetë” Tiranës për rikthimin në

"Po punoj për të rifituar formën time maksimale, braziliani Lukas është një superlojta­r"

- ARMAND HALILI

Jasir Asani ishte lojtari i fundit që u bë pjesë e Partizanit në merkaton e verës. Futbollist­i i ardhur nga kampionati maqedonas është një investim i së ardhmes te të kuqtë që i kanë firmosur një kontratë trevjeçare. Në një dalje për mediat, Asani ka folur në lidhje me objektivat e tij me të kuqtë duke deklaruar se do të luftojë për të fituar titullin kampion.

Keni pak kohë që jeni pjesë e Partizanit. Si po e ndieni veten në ambientin e ri?

Që kur erdha në fillim te Partizani e dija se do më priste një punë e madhe në skuadër dhe të gjithë lojtarët më kanë mbështetur maksimalis­ht nga dita e parë dhe ngadalë-ngadalë jam duke e kapur formën që më duhet të arrij.

Sa janë realizuar pritshmëri­të tuaja në kampin e kuq, apo prisnit më shumë?

Unë kam shumë shokë që kanë luajtur me Partizanin si, Bunjamin, Shabani dhe Ylber Ramadanin. Ata më kanë folur shumë për këtë skuadër dhe dëshira ime ishte të luaja dhe të ndihmoja klubin. Jemi në një situatë jo të mirë në renditje, pasi Partizani duhet të jetë në vendin e parë, por besoj se të gjithë lojtarët e dinë që duhet të japim maksimumin që skuadra të jetë në vendin e parë.

Thoni se do të luftoni për vendin e parë, por trajneri ka deklaruar se Partizani ka hequr dorë nga ky objektiv...

Është ende faza e dytë për t'u luajtur. Është shumë shpejt për të thënë që kampionati ka mbaruar për ne, pasi jemi duke u ringjallur dhe fitoret po vijnë. Besoj se do të arrijmë vendin e parë, pasi për ne nuk ka mbaruar

kampionati dhe të gjitha ndeshjet janë finale. Të dielën luajmë ndaj Teutës dhe do japim të gjithë maksimumin.

Teuta nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, por sa të vështirë e shihni takimin me durrsakët?

Ne në çdo ndeshje do të

japim maksimumin për të fituar, pavarësish­t emrit të kundërshta­rit.

Keni luajtur mirë ndaj Skënderbeu­t, por ju pamë të mërzitur kur u zëvendësua­t. E ndieni se mund të luani gjatë 90 minutave një takim?

Kur erdha ditët e para nuk kisha shumë përgatitje dhe u desh pak kohë që të arrija formën e duhur, por tani forma ime do të vijë duke u rritur javë pas jave.

Ndiheni mirë në pozicionin ku luani?

Po ndihem shumë mirë dhe jam i kënaqur. Gjithmonë kam

luajtur në atë pozicion dhe mund të kthehemi atje ku duam.

E ndieni mungesën e një sulmuesi në ekip?

Jo, gjithë ekipin e kemi korrekt dhe me kalimin e kohës do ringrihemi dhe do rikthehemi te fitoret.

Te Partizani pritet një sulmues nga Pelisteri. Duke qenë se e njihni mund ta na thoni diçka?

Kemi luajtur kundër Lukas dhe është superlojta­r dhe besoj se do ta na bëjë punë. Por, tani për tani duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania