Panorama Sport (Albania)

Zgjedhjet në FSHF, debat për një sezon në rrezik

Nga ndikimi i "votës" te arbitrat dhe... Duka

- OLSI TUJANI

Është luajtur diçka më shumë se çereku i kampionati­t dhe në Kategorinë Superiore, kryefjala e të gjithëve është arbitrimi. Gabimet dhe ndikimi i xhaketave të zeza te rezultatet e ndeshjeve kanë prekur kë më shumë dhe kë më pak në elitën e futbollit shqiptar. Pa harruar...

Është luajtur diçka më shumë se çereku i ka mpionatit dhe në Kategorinë Superiore, kryefjala e të gjithë është arbitrimi. Gabimet dhe ndikimi i xhaketave të zeza te rezultatet e ndeshjeve kanë prekur kë më shumë dhe kë më pak në elitën e futbollit shqiptar. Pa harruar edhe gafat dhe vendimet qesharake në kategoritë më të ulëta. Lidhur me këtë çështje, por në kuadrin e një viti zgjedhor në FSHF, gazeta "Panorama Sport" me anë të një forumi sjell opinionet dhe gjykimet e tri figurave të njohura të futbollit shqiptar ndër vite. Ish-futbollist­ë dhe ish- trajnerë, por njëherësh të mbetur në këtë profesion, kanë analizuar se çfarë ndodh me arbitrimin deri më tani dhe nëse situata ka dalë jashtë kontrollit të FSHF-së. Së dyti, rikandidim­i i Dukës për kreun e federatës dhe faktin nëse do të ketë ndikim në kampionat gara zgjedhore për kreun e FSHF-së.

Forumi - Agustin Kola është pro rikandidim­it të Dukës, ndërkohë që atakon presidentë­t e klubeve që kanë "prishur" gjykimin. Shkëlqim Muça, në deklaratën e tij, mënjanohet disi nga aktualitet­i sportiv në vend, për shkak të faktit se nuk ndjek me rigorozite­t të gjitha ndeshjet. "Arbitrimi është gangrenë që dëmton besueshmër­inë e kampionati­t", është një nga idetë e deklaruara nga Faruk Sejdini për "Panorama Sport". Më tej, gjatë fjalës së tij, ai shpjegon edhe lidhjen e politikës me votën e klubeve, sakaq promovon emrin e lakuar deri më tani për rival të Dukës, ishkryemin­istri Bashkim Fino.

 ??  ??
 ?? FOTO: F.Hazizllari ?? Asambleja e Përzgjiths­hme 2017 në FSHF
FOTO: F.Hazizllari Asambleja e Përzgjiths­hme 2017 në FSHF

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania