Panorama Sport (Albania)

Sabjen Lilaj: Luajmë për premion dhe koeficient­in

-

Lideri i mesfushës së Skënderbeu­t, Sabjen Lilaj, ka dalë dje para mediave zvicerane në prag të ndeshjes me Jang Bojsin. Për korçarin, një motiv ekstra për sfidën në Zvicër është premioja që ka vendosur klubi në rast fitoreje apo barazimi. "Jemi shumë të kënaqur me rendimenti­n e treguar dhe arritjet në Europë. Edhe për ndeshjen e fundit ndaj Jang Bojsit jemi të motivuar, pasi luajmë për të rritur koeficient­in dhe sigurisht për premion që na ka vendosur klubi", ka thënë fillimisht para gazetarëve zviceranë mesfushori i Skënderbeu­t, që shënoi një gol shumë të bukur në fitoren 32 ndaj Dinamos së Kievit. I pyetur për rëndësinë që ka në skuadrën korçare, Lilaj u tregua modest. "Nuk është vetëm Lilaj i rëndësishë­m, te Skënderbeu të gjithë janë të tillë. Unë mundohem të jap më të mirën për skuadrën dhe jam i lumtur për atë që kemi bërë deri më tani, qoftë në Europë, ashtu edhe në kampionat, ku kryesojmë bindshëm", theksoi Lilaj. Në fund, korçari u ndal edhe te menaxhimi që i ka bërë skuadra dy kompeticio­neve, teksa ka luajtur 14 ndeshje në Ligën e Europës dhe 13 në Kategorinë Superiore. "Sigurisht që ndihemi të lodhur, por mendoj se kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme çdo ndeshje". Ndërkohë, në rast se sot Skënderbeu fiton në Zvicër, merr si shpërblim nga UEFA 360 mijë euro. Gjithashtu në dispozicio­n të lojtarëve për tri pikët janë 100 mijë euro nga klubi. Edhe në rast barazimi, presidenti Ardjan Takaj u ka premtuar futbollist­ëve shpërblimi­n 50 mijë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania