Panorama Sport (Albania)

Shehi: Nuk dalim pa pikë, kemi vendosur standard të ri

-

Kapiteni i Skënderbeu­t, Orges Shehi, premton një mbyllje me nder në Ligën e Europës. Para udhëtimit në Zvicër, portieri shpjegoi përse rezultati pozitiv do t'i shërbente ekipit për vazhdimësi­në në këtë sezon, por edhe për edicionin e ardhshëm. "Ta mbyllim me sukses edhe këtë ndeshje të fundit, që duhet të jetë vazhdë e paraqitjev­e të mira. Do të ishim të kënaqur të mos dilnim pa pikë, por fitorja na bën shumë mirë për moral. Ta përfundojm­ë mirë grupin, sepse na shërben edhe për koeficient­in kur hidhet shorti. Suksesi sjell shumë të mira dhe shpresojmë të dalim me pikë", deklaroi Shehi për "Supersport". Ndërkohë, pavarësish­t eliminimit të parakohshë­m në grupe, portieri e vlerëson paraqitjen e Skënderbeu­t përballë rivalëve me emër dhe buxhet më të madh në arenën ndërkombët­are. "Keqardhje nuk ka. Ndoshta do të ishte tjetër simfoni po të luanim për t'u kualifikua­r. Megjithatë, ne kemi bërë shumë mirë në grupe, edhe pse pritshmëri­të ishin të mëdha dhe kemi synuar kualifikim­in. Kemi arritur një standard që i bën shumë mirë futbollit shqiptar, duke u paraqitur si të barabartë me çdo kundërshta­r, edhe pse rivalët kanë qenë ndoshta pak më lart se ne, si nga buxheti, ashtu edhe nga përbërja. Kjo të bën të mos ndihesh inferior", theksoi Shehi. Në fund kapiteni i korçarëve foli edhe për kampionati­n. "Sigurisht që pikët dhe diferenca të bëjnë të ndihesh komod, por nuk mund ta quajmë kurrsesi të përfunduar kampionati­n, pasi është i gjatë dhe ende nuk ka kaluar gjysma. Ecuria e mirë vjen si vazhdimësi edhe e Europës. Kemi bërë mirë, por s'duhet të ndalemi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania