Panorama Sport (Albania)

Daja: Beogradi është pengu im

"Ndaj Jang Bojsit do promovojmë lojtarë të rinj, jemi të motivuar për ta mbyllur me fitore"

- LLAZI SARO

Trajneri Ilir Daja men don se Skënderbeu i tij ka mentalitet fituesi edhe në Europë, prandaj dhe sot ndaj Jang Bojsit, do të kërkojë fitoren, për të mbyllur në mënyrën më të mirë përfaqësim­in në fazën e grupeve. Në konferencë­n për shtyp, kreu i pankinës korçare theksoi se do t'u japë hapësirë edhe disa lojtarëve të rinj, duke lënë të kuptohet se etiopiani 19-vjeçar, Demte, do ta nisë nga minuta e parë. "Duke parë edhe pozicionet e ekipeve në grupin B, nuk kemi pretendime për shkak se çështja e kualifikim­it është zgjidhur tashmë. E rëndësishm­e për ne është të vijojmë me rezultatet pozitive, por njëkohësis­ht dëshirojmë të promovojmë dhe disa lojtarë të rinj në këtë takim të fundit. Nuk duhet të harrojmë që jemi të kondicionu­ar dhe nga mungesat e shumta. Në momentet e fundit kemi humbur shërbimet edhe të sulmuesit Xhejms për shkak të mosmarrjes së vizës. Kjo na ka prishur disi planet sa i përket formacioni­t", deklaroi fillimisht Daja. MOTIVIMI

Kreu i pankinës korçare u pyet nga gazetarët zviceranë se çfarë e motivon më tepër në këtë ndeshje skuadrën e tij, teksa dha këtë përgjigje: "Edhe pse nuk kemi shanse kualifikim­i, vijmë në këtë ndeshje 100 % të motivuar.

Duhet ta mbyllim sezonin europian pozitivish­t, ashtu siç edhe e kemi filluar. Skënderbeu ka luajtur si i barabartë me të gjithë rivalët në grup. Duhet të jemi në maksimumin e mundshëm për të mbajtur ritmin e treguar në këtë sezon, si në

Kupat e Europës, por edhe në kampionat", theksoi trajneri i Skënderbeu­t.

PENGU

Kualifikim­i i munguar për fazën e 1/16-at mbetet peng për trajnerin Daja. Humbja ndaj Partizanit të Beogradit në transfertë bëri që të zbehte

shanset e korçarëve. Për këtë, Daja foli edhe në konferencë­n e djeshme për shtyp. "Mund të them që takimin në Beograd nuk meritonim ta humbisnim. Edhe në ndeshjet e luajtura në Shqipëri mund të merrnim më shumë, por u kondicionu­am nga dëmtimet.

Nuk kam çfarë ju kërkoj më shumë lojtarëve, kemi arritur diçka të madhe deri këtu. Tani të shpresojmë ta mbyllim në vend të tretë", shtoi numri një i pankinës. Në fund, i pyetur për çelësin e suksesit me këtë grup lojtarësh, Daja u shpreh se

ekipi ka mentalitet fituesi. "Çelësi i suksesit është pa diskutim bashkëpuni­mi, duke nisur nga presidenti, te lojtarët dhe stafi administra­tiv i klubit. Elementi më i fortë është shpirti i skuadrës. Kemi mentalitet fituesi", përfundoi trajneri bardhekuq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania