Panorama Sport (Albania)

Mbledhjet e “nxehta”, gazeta disponon audio nga sherret te Kukësi

“Panorama Sport” nuk do të tërhiqet asnjëherë nga raportimi i së vërtetës

-

Menduat se fjalët "i paaftë", "mash trues" dhe "i pacipë" ishin më të rëndat që mund të dëgjonit? Apo mos vallë mendoi dikush se gazeta do të tërhiqej nga zbardhja e së vërtetës?

Jo, nuk do tërhiqemi nga raportimi i së vërtetës, por sigurisht që do tregohemi të kujdesshëm për të ruajtur etikën dhe të mos rrëmbehemi nga provokimet apo sulmet e vazhdueshm­e që kemi marrë nga klubi i Kukësit së fundmi. Gazeta "Panorama Sport", përveç materialev­e që vërtetojnë lajmin mbi të cilin akuzohet, disponon edhe tre audio nga mbledhje të ndryshme në klubin e Kukësit. Gazeta është duke shqyrtuar me kujdes, gjakftohtë­si dhe profesiona­lizëm nëse duhet apo jo të publikojë përmbajtje­n e audiove. Arsyeja është vetëm një: duhet një zemër e fortë kur dëgjon kësi gjërash. "Panorama Sport" ka qenë gjithnjë serioze dhe e matur në trajtimin e lajmit. Për asnjë moment nuk e kemi kaluar etikën dhe jemi përpjekur të mos cenojmë kurrsesi integritet­in e njerëzve. Për këtë arsye, gazeta është duke marrë në konsiderat­ë të gjitha mundësitë dhe po peshon me maturi nëse duhet apo jo që të publikohet një material i tillë. Gazeta, më së pari, kërkon të garantojë lexuesit e saj se nuk luan kurrë me vërtetësin­ë e lajmit. Nuk jemi as perfektë dhe as të pagabueshë­m. Nuk kemi për qëllim as të ndihmojmë njërën palë apo të dëmtojmë një palë tjetër. Jo, qëllim ynë ka qenë dhe mbetet vetëm raportimi me saktësi i ngjarjeve që ndodhin, sado të pëlqyeshme ose jo të jenë ato për personazhe­t apo protagonis­tët e që mund të jenë të përfshirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania