Panorama Sport (Albania)

“Hapet thesi” për Elbasanin

Trajneri Merxha: Na duhen nëntë pikë në tri ndeshjet e mbetura, besojmë te ngjitja

- VLADIMIR MEMA

Elbasani po vijon përgatitje­t në kuadër të ndeshjes me Tepelenën në fundjavë, me synimin e vetëm për të dalë me tri pikë nga kjo përballje. Duket sikur në Elbasan janë rregulluar përfundimi­sht çështjet financiare të klubit, pasi pronari i ri i klubit ka nisur likuidimin e lojtarëve për sa u përket pagesave, duke u dhënë edhe një tjetër rrogë, pas asaj të shpërndarë përpara ndeshjes me Devollin. Ndaj, duke parë se tanimë problemet artificial­e dhe jashtë fushës duket sikur janë mbyllur një herë e përgjithmo­në në kampin verdheblu, lipset që të merren pikët e nevojshme për të synuar ringritjen në Kategorinë e Parë. Që objektivi i fazës së parë të konsideroh­et i përmbushur, verdheblut­ë duhet që të marrin nëntë pikë në tri sfidat e mbetura, por fillimisht duhet të kalohet pengesa e Tepelenës, një ndeshje jo shumë e lehtë. TRAJNERI

Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri i skuadrës së Elbasanit, Eriol Merxha, shprehet se tani skuadrës më shumë se kurrë i duhen pikët. Për këtë arsye, ai shpreson që do të dalin me tri pikë nga transferta tepelenase, e cila konsideroh­et një ndeshje delikate dhe e rëndësishm­e për sa i përket ecurisë. "Kemi pasur dy javë kohë për t'u përgatitur rreth ndeshjes me Tepelenën dhe tani më shumë se kurrë na duhen pikët. Përpara do të kemi një përballje të vështirë, siç dhe janë realisht të gjitha takimet e kësaj kategorie, me synimin e vetëm për të dalë me një fitore. Është shumë e rëndësishm­e që të jemi në krye të klasifikim­it dhe, për këtë arsye, duhet që të mos gabojmë rrugës. Gjithsesi, unë e kam thënë që do t'i marrim ndeshjet me radhë dhe duhet të japim gjithnjë maksimumin nëse duam të arrijmë objektivat në fund të sezonit", u shpreh në prononcimi­n e tij për gazetën tekniku elbasanas. Verdheblut­ë aktualisht janë në vendin e dytë me pikë të barabarta me Albpetroli­n, dy më pak sesa Orikumi i vendit të parë. Synimi i këtij sezoni është ngjitja në Kategorinë e Parë. Për herë të parë, skuadra zbriti kaq poshtë duke përfunduar në Kategorinë e Dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania