Panorama Sport (Albania)

Faruk Sejdini: Superfuqin­ë e Dukës e sfidon vetëm politika

-

I intervistu­ar nga "Panorama Sport", Sejdini është pro kandidimit të ishkryemin­istrit Fino për postin e kreut të FSHF-së dhe sipas tij, politika është e vetmja mënyrë për të prerë superfuqin­ë e Dukës në futbollin shqiptar.

Në gjykimin tuaj, a duket se situata me arbitrat ka precipitua­r dhe federatës i ka dalë jashtë kontrollit?

Unë mendoj se të gjithë gjërat shkojnë paralelish­t. Nuk mund të jetë një sektor në një nivel ndryshe nga një sektor tjetër. Ajo që dua të them me këtë, është që krahas "zhurmës së madhe" për faktin se duhet bërë "vetingu" në drejtësi, unë them që duhet bërë "veting" te arbitrat, në kuptimin figurativ. Në rast se do t'i referohem historikut, pa dashur të përmend emra, ka pasur arbitra skandalozë fare që ndonjëherë i dënonin fare pak me një apo dy ndeshje dhe pastaj faleshin edhe ata që bënin skandale të mëdha. Duke bërë këtë, ata riciklohes­hin e riciklohes­hin në vazhdimësi. Shembulli më i mirë që ndoshta ata nuk duan të pavarur, por i duan arbitra të varur dhe me komandë, besoj që është rasti i Jeminit. Sipas meje, "midis qorrave, ai ishte me një sy", por si duket nuk bindej ose fitoi një lloj pavarësie prej faktit që u bë një arbitër me emër dhe erdhi puna që e zhdukën me një të rënë të lapsit. Nuk u mor vesh as se si erdhi dhe as se si iku. Kjo është një gangrenë që e dobëson shumë kampionati­n, e humb shumë besueshmër­inë edhe te spektatorë­t dhe prandaj edhe stadiumet rrinë bosh.

Meqenëse është vit zgjedhor në FSHF, a mendoni se do të ketë favorizime apo ndëshkime të klubeve në lidhje me këtë fakt?

Mendoj se edhe kjo radhë e zgjedhjeve nuk do të bëjë përjashtim, pasi ndodh shpesh duke qenë se një herë në dy vjet ka zgjedhje të pushtetit qendror dhe një herë në dy vjet ka zgjedhje të pushtetit lokal.

U referohem zgjedhjeve për kreun e FSHF-së...

Për sa i përket zgjedhjeve të federatës, tashmë ajo dihet sepse as nuk bëhet fjalë që dikush të mundet të ketë një lloj pavarësie. Kjo, pasi ata votojnë për një njeri nga i cili varen. Pra, ti do të votosh për një njeri që të jep rrogën apo të mban. Mendoj se prapë do ta degradojnë kampionati­n në një formë apo në një tjetër. Nuk mund ta krijojmë dot këtë lloj pavarësie që duhet.

Në opinionin tuaj, jeni pro apo kundër rikandidim­it të Dukës në krye të FSHF-së? Nëse jeni kundër, kë mund të sugjeroni dhe nëse jeni pro, pse?

Unë do të thosha që Duka është bërë superfuqi. Ai tashmë ka krijuar personalit­etin e tij, qoftë edhe klanet e tij me gjithçka. Ai thotë se duhet të dalë një njeri me një projekt më të zhvilluar se të tijin që ta lëshojë postin. Por, si mund të ketë një njeri me projekt më të mirë se Duka kur ai ka paratë, ka një staf dhe gjithçka duhet për këtë punë. Sikur unë të kandidoj, çfarë projektesh mund të kem nëse kandidoj kur nuk kam asgjë në torbë, apo trastë?! Ai do të ikë vetëm nëse politika do të jetë dakord që të largohet. Siç është rasti i Bashkim Finos. Në rast se ai do kandidojë dhe politika do të jetë dakord që ta bëjë këtë dhe të konkurrojë denjësisht, unë personalis­ht mendoj se mund ta bëjë këtë gjë, atëherë mundet që të mos zgjidhet Duka. Në rast se politika nuk e 'ushqen' këtë gjë duke qenë se të gjithë kryetarët e bashkisë komandohen prej saj me një urdhër për të votuar apo jo Dukën, atëherë nuk mund të ketë ndryshim. Unë them se shefat e klubeve janë gjithmonë në varësinë e Dukës për të bërë një fushë, apo për një favor të caktuar, apo për t'u falur një gjë ose një tjetër. Prandaj, vetëm politika mund ta prishë këtë varësi.

“Si mund të ketë një njeri me projekt më të mirë se Duka kur ai ka paratë, ka një staf dhe gjithçka duhet për këtë punë. Sikur unë të kandidoj, çfarë projektesh mund të kem nëse kandidoj kur nuk kam asgjë në torbë, apo trastë?! Ai do të ikë vetëm nëse politika do të jetë dakord që të largohet”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania