Panorama Sport (Albania)

"Zgjedhjet nuk do ndikojnë në kampionat"

-

"Çdo njeri duhet të bëjë bilancin e të shkuarës së tij", është arsyetimi i Shkëlqim Muçës për "Panorama Sport" në lidhje me rikandidim­in e Dukës për kreun e FSHF-së. Sipas tij, gara zgjedhore nuk do të ketë ndikim në ecurinë e kampionati­t.

Në gjykimin tuaj, a duket se situata me arbitrat ka precipitua­r dhe federatës i ka dalë jashtë kontrollit? Duke mos qenë pranë dhe koherent me çdo ngjarje, nuk mund të jap një gjykim. Nuk i ndjek në mënyrë rigoroze ndeshjet, por i shoh rrallë dhe nuk mund të jap një gjykim për të thënë nëse situata ju ka dalë apo jo nga kontrolli. Natyrisht që problemet dhe gabimet e arbitrave nuk janë të mira, por nuk ndjek çdo ndeshje për të gjykuar në tërësi. Meqenëse është vit zgjedhor në FSHF, a mendoni se do të ketë favorizime apo ndëshkime të klubeve në lidhje me këtë fakt?

Nuk besoj. Pasi, nëse do të favorizohe­t një ekip, është vetëm një votë. Pra, bëhet fjalë për një votë pro dhe i bie të ketë më shumë kundër sesa pro. Votat janë shumë dhe i bie që të favorizohe­t vetëm një e të tjerët të jenë kundër (Qesh…).

Në opinionin tuaj, jeni pro apo kundër rikandidim­it të Dukës në krye të FSHF-së? Nuk mund ta gjykoj unë. Çdo njeri duhet të shohë performanc­ën e tij dhe të bëjë bilancin për atë që ka bërë.

Nëse jeni kundër, kë mund të sugjeroni?

Jo, nuk e kam menduar këtë pjesë. Më vjen keq, por nuk kam një emër si alternativ­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania