Panorama Sport (Albania)

Notat e Realit

-

NAVAS 6- Nuk mund të bëjë asgjë më shumë te golat e pësuar nga Aubamejang. Për pjesën tjetër të ndeshjes është thjesht shikues.

NAÇO 5- Kur Varan del nga fusha, spostohet në qendër dhe vuan shumë. Ishte më mirë në krah.

VARAN 6,5- Luan vetëm gjysmë orë dhe e shpëton portën e tij dy herë nga golat e sigurt. Del nga fusha për probleme fizike dhe mungesa e tij fillon të ndihet. (Nga 38' Asensio 6- Befasohet në fillim, por pastaj rritet me kalimin e minutave).

RAMOS 5- Në pjesën e parë i falet Varanit që e shpëton nga dy gabimet. Kur del francezi, ai vuan shumë dhe nuk e ndal dot Aubamejang­un.

TEO 5,5- Ka përpara një rival si Pulisiç që ia bën shumë të vështirë jetën. Është shpesh në vështirësi dhe kërkon gjithmonë ndihmën e shokëve për ta ndalur.

ISKO 6,5- Klasin nuk e humbet gjithmonë. Iluminon lojën e Realit me pasimet e tij, por është mëkat që shokët e skuadrës nuk i shfrytëzoj­në siç duhet dhuratat e tij. (Nga 69' Jorente 6- Shumë pak minuta, por krenari për aktivizimi­n në Champions). KASEMIRO 6- Spastron shumë topa, por me daljen e Varanit duhet të kthehet më shumë se sa duhet në mbrojtje për të ndihmuar skuadrën. KOVAÇIÇ 5,5- Anonim. Rikthehet të luajë si titullar dhe nuk bën asgjë për t'u mbajtur mend. Vetëm i pason topin Ronaldos në momentin e golit. (Nga 58' Sebajos- Futet mirë në ndeshje dhe ndihmon skuadrën në fazën sulmuese). VASKEZ 6,5- Shënojnë të gjithë sulmuesit e Realit dhe ai nuk mund të mungonte. Goli i tij vlen 3 pikë, të cilat nuk janë të vlefshme për renditjen, por për moralin.

MAJORAL 6,5- Zhbllokon ndeshjen, pastaj punon shumë për shokët e skuadrës duke u munduar të hapë zona të lira në mbrojtjen e Dortmundit. RONALDO 7- Gjendet në çdo cep të fushës për të gjetur golin dhe shënon një spektakola­r. Por humbet raste të tjera për të shënuar golin e dytë, ndërsa një tjetër i anulohet nga arbitri. ZIDAN 6,5- Bën rrotacion këtë herë dhe skuadra i përgjigjet mirë. Por, Reali nuk është ai i vjetshmi dhe trajneri e di mirë këtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania