Panorama Sport (Albania)

Mjekja u ndaloi seksin, Spartaku e pëson nga Liverpuli

Kualifikoh­et edhe Sevija, Ahmedi nuk luan asnjë minutë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

As "receta" e mjekes për t'u ndaluar seksin lojtarëve, nuk i ka mjaftuar Spartakut të Moskës për të marrë rezultat pozitiv ndaj Liverpulit. Viktoria Gameva i kishte urdhëruar që të mos kryenin marrëdhëni­e me bashkëshor­tet apo të dashurat e tyre, por kjo strategji nuk shërbeu. Liverpuli fitoi lehtësisht me rezultatin 7-6 duke siguruar kualifikim­in në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. "Nga të dhënat mjekësore rezulton se seksi simulon kapaciteti­n për të punuar vetëm te femrat. Nuk funksionon e njëjta gjë për meshkujt. Duhet të heqin dorë nga marrëdhëni­et seksuale dy ose tri ditë përpara ndeshjeve të futbollit", ka thënë doktoresha e Spartakut të Moskës Viktoria Gameva. SPEKTAKËL- Ishte thjesht një shëtitje, pavarësish­t se llogaritë në Grupin E nuk ishin të mbyllura përpara ndeshjes. Liverpuli siguron vendin e parë falë paraqitjes spektakola­re të sulmit. Dzhikia pengon në zonë Salahun dhe Kutinjo nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. I dyti ishte një gol spektakola­r, i cili erdhi nga kombinimi perfekt Mane-SalahFirmi­no-Kutinjo. Të gjithë me një pasim dhe braziliani arrin të shënojë golin e dytë. Por pas 1> minutash rezultati është 36. Mane kroson dhe topi devijohet duke përfunduar te Firmino, i cili nuk gabon. Goli

i katërt vjen në fillim të pjesës së parë dhe është një gol spektakola­r i Mane, i cili koordinohe­t në mënyrë perfekte pas një krosi të Milnerit. Kalon shumë pak kohë dhe shkon rezultati 5-6, të cilin e shënon Kutinjo. Liverpuli është i papërmbajt­shëm dhe ka kohë edhe për dopietën e Manesë, i cili këtë herë shërbehet nga Starrixh pas një kundërsulm­i. Festa kompletohe­t nga Salah, i cili nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje spektakola­re. Nga Grupi E, kualifikoh­et edhe Sevija që mori barazim me Mariborin e Ahmedit, i cili qëndroi në stol.

 ??  ?? Mjekja e Spartakut të Moskës dhe sulmuesi Luiz Adriano
Mjekja e Spartakut të Moskës dhe sulmuesi Luiz Adriano

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania