Panorama Sport (Albania)

"Në shkurt Juvja e vërtetë, nuk e dua tani Italinë"

-

Karlo Ançeloti, i ftuar në një emision sportiv, ka vijuar me deklaratat lidhur me të ardhmen e tij, planet për të stërvitur një klub duke mos përjashtua­r edhe mundësinë për të marrë në "dorëzim" kombëtaren italiane. Pikërisht mbi stolin "axurr", ishtrajner­i i Bajernit deklaroi: "Zgjedhja për të pranuar ose jo kombëtaren italiane nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga Federata. Nuk është e sigurt që krerët federalë do të më zgjedhin mua, për më tepër dëshira ime është të stërvis një klub, por kjo nuk do të thotë që përjashtoj kombëtaren. Për momentin, siguria e vetme ka të bëjë me faktin që nuk do të angazhohem me ndonjë skuadër. Ndaj presidenti­t Karlo Tavekio nuk kam asgjë". VAR - Teknologji­a në fushë ishte një temë në të cilën Ançeloti nuk hezitoi të jepte mendimin e tij duke e quajtur të vonë implementi­min e këtij elementi. Duke folur për një futboll që ecën me hapin e kohës, tekniku 58-vjeçar sqaroi: "Mendoj se VAR-i nisi të përdoret me shumë vonesë. U desh shumë kohë për të ndihmuar arbitrat dhe për t'i dhënë më shumë besueshmër­i futbollit. Me ndihmën e teknologji­së ndoshta çerekfinal­ja me Realin e Madridit do të kishte pasur një tjetër epilog. Mendoj se u gabua në përcaktimi­n e arbitrit. Në atë pikë të sezonit, Kasai nuk ishte në lartësinë e takimit që iu desh të drejtonte. Duhej të ishte zgjedhur një figurë që ofronte më shumë garanci". JUVENTUS - Një copëz e rëndësishm­e e karrierës së tij është edhe Juventusi. Ançeloti nuk i kursen elozhet për kampionët e Italisë, por mendon se do ta kenë më të vështirë të konfirmohe­n në këtë sezon. Sipas Karletos: "Bardhezinj­të kanë treguar soliditet dhe efikasitet të lartë. Edhe ndaj Napolit dhanë një tjetër provë të cilësisë së tyre. Mendoj se Juven e vërtetë do ta shohim në shkurt". Trajneri lidh gjendjen e skuadrës me ecurinë e Dibalës, duke lënë të kuptohet se nuk ka vend për panik: "Dibala nuk është në vështirësi, thjesht është një moment disi i veçantë që mund të ndodhë në një sezon. Ka shumë skuadra dhe lojtarë në Europë që po luhasin në nivel forme fizike. Edhe Mançester Sitit deri tri javë më parë dukej e pandalshme, ndërsa tani ka pak rënie. Disa klube ndalen gjatë Krishtlind­jeve për të rigjetur energjitë, e të tjera, si anglezet jo". MILANI - Ançeloti foli gjithashtu për ish-skuadrën e tij si lojtar edhe trajner, Milani, klub për të cilin tha: "Skuadra me të cilën kam mbetur më i lidhur si trajner është Milani, pavarësish­t se kudo që kam qenë kam pasur përvoja të bukura. Gatuzo deri tani ka drejtuar shumë pak seanca stërvitore dhe e dimë se si shkoi ndaj Beneventos. Një trajner ka nevojë për kohë. Edhe ndaj Montelës duhej treguar durim, por klubi investoi shumë dhe priste rezultate, po në të tilla kushte nuk është e lehtë të gjendet një zgjidhje e shpejtë". ROMA NË CHAMPIONS - Si trajner Ançeloti tha Milan, ndërsa si ish-lojtar zemra e tij ka ngelur në Romë. Për Karleto, kalimi i grupit për djemtë e Di Françeskos është një arritje e madhe: "Vendi i parë në grup, kur askush nuk e priste, është diçka fantastike. Spaleti ka qenë shumë i rëndësishë­m për ndërtimin e kësaj skuadre, por duhet pranuar se Di Françesko e ka ngjitur Romën në një tjetër nivel, falë punës së madhe dhe mentalitet­it të tij".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania