Panorama Sport (Albania)

Ikardi, “vizitë” te Reali

Për argjentina­sin janë gati 9 milionë euro në sezon, për zikaltrit 92 milionë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një bombë merka toje në të gjitha kuptimet, edhe pse së fundmi janë shtuar shumë zërat për një transferim të tijin te Reali i Madridit. Vetë Mauro Ikardi dhe bashkëshor­tja- menaxhere Vanda Nara kanë prekur këtë temë, kanë pranuar kontaktet, kanë bërë shifra të mundshme, kanë ironizuar mbi mundësinë, por kanë konfirmuar edhe lidhjen e ngushtë të argjentina­sit me fanellën zikaltër. Por, zërat nga Spanja as që kanë ndërmend të rreshtin dhe çdo ditë e më shumë që kalon lajmet mbi këtë temë sa vijnë e shtohen. Një tjetër kapitull vjen nga stacioni iberikas, "Mega", ku në programin "El Chiringuit­o", gazetari sportiv, Pipi Estrada, e bën të sigurt faktin e një transferim­i të Ikardit te Reali i Madridit. Ai jo vetëm ofron data, por edhe shifra të operacioni­t që ndoshta mund të përfundojë që në janar, ndonëse "Maurito" mund të përfundojë në "Santiago Bernabeu", qoftë edhe në verën e ardhshme si një pakt mes dy klubeve. "Të martën e fundit të muajit dhjetor, e thënë ndryshe më datë 26 të këtij viti, kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, pritet që të zbarkojë në Madrid për të kryer vizitat mjekësore në klubin e presidenti­t Florentino Perez. "Palët kanë kohë që po bisedojnë dhe unë jam gati që të bëj edhe shifrat e operacioni­t: Interi do të arkëtojë 80 milionë euro, plus 12 milionë të tjerë në formë bonusesh. Ndërkohë, për lojtarin është gati jo vetëm një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon, por vetë Mauro Ikardi

do të mund të përfitojë edhe 30 për qind nga të drejtat e imazhit (aktualisht tek Interi ka 50 për qind) nga sponsorët e shumtë që ai ka dhe që do t'i ofrojë Reali në vazhdim". Tani mbetet vetëm të presim nëse burimet e Pipi Estradas janë të vërteta ose jo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania