Panorama Sport (Albania)

Vendosmëri­a e Gatuzos: Dua patjetër tri pikë

“Thonë se i druhemi fitores, u tregojmë të kundërtën”

- Përgatiti : ANTON LUMEZI

Gjatë pasdites së sot me, skuadra e Mi lanit do të zhvillojë përballjen e saj të fundit ndaj kroatëve të Rijekës për Grupin D në Ligën e Europës. FORMA

Gjatë konferencë­s për shtyp, trajneri i skuadrës së Milanit, Xhenaro Gatuzo është shprehur i vetëdijshë­m për formën jo të mirë të lojtarëve të tij duke sqaruar se këto janë pasoja të punës së pakët gjatë muajve të kaluar. Lidhur me këtë çështje, Gatuzo tha: "Gjendja fizike e lojtarëve nuk mund të përmirësoh­et në vetëm tetë ditë. Skuadra është duke dhënë maksimumin dhe nuk mund të themi se jemi një skuadër, e cila po vrapon më pak. Jemi duke punuar shumë, por më duhet gjithashtu të tregohem mjaft i kujdesshëm, pasi mund të humbasim lojtarë nga dëmtimet. Jam i qartë se skuadra ka ende nevojë për t'u përmirësua­r, por gjithçka duhet bërë hap pas hapi, ndryshe do të kemi lojtarë të dëmtuar. Gjatë këtyre dy ditëve kemi punuar shumë dhe për këtë arsye, disa lojtarëve të rëndësishë­m u është dashur të qëndrojnë në shtëpi. Sa i përket gjendjes fizike, nuk jemi akoma aty ku duhet. Lojtarët nuk kanë arritur të japin maksimumin. Kesi dhe Kaliniçi kanë një ritëm totalisht të ndryshëm nga ai i vitit të kaluar, por kjo vlen për të gjithë skuadrën. Bilja duhet të shfaqë formën e tij më të mirë dhe do të luajë së bashku me Lokatelin ndaj Rijekës. Kur them se kjo është një skuadër mjaft e fortë, atëherë duhet që edhe lojtarët të luajnë aty ku dinë të japin maksimumin". STËRVITJA DHE RIJEKA

Përpos Bilias dhe Lokatelit, në formacioni­n e Xhenaro Gatuzo s'do të jenë në repartin e mbrojtjes, Zapata, Paleta dhe Romanjoli,

ndërsa në mesfushë, Kalabria, Xanelato dhe Antoneli. Sa i përket sulmit, tekniku ka vendosur të pozicionoj­ë Andre Silvën dhe Kutronen. Më tej, trajneri ka thënë: "Kjo ndeshje nuk do ndryshojë gjë në klasifikim, por për mua është shumë e rëndësishm­e. Rezultati na duhet patjetër dhe është i domosdoshë­m për ne. Kjo do të jetë një përballje tepër emocionues­e, sidomos përpara tifozërisë kroate. Kam dëgjuar se lojtarët e Milanit kanë frikë nga fitorja, ndaj në këtë përballje dua të vërtetojmë të kundërtën e kësaj. Dua të shoh në fushë një ekip që të dijë si të jetë i fortë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania