Panorama Sport (Albania)

Bajerni humbet Robenin

Pas Parisit, shqetësime muskulore edhe për omanin, por s ka asgjë serioze

-

Bajernit i duhet të shqetësohe­t për yjet e tij pas fitores kundër PSG-së. E në veçanti për lojtarin më të mirë të skuadrës këto javët e fundit, Kingsli Komanin, i cili e la fushën me një problem muskulor mbrëmjen e së martës. "Fola me doktorin, ai do të kryejë edhe një vizitë të mërkurën. Por, nuk mendoj se është aspak diçka serioze. Megjithatë, duhet të presim diagnozën e saktë për të kuptuar të vërtetën", tha drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç, pas suksesit 3-1 në "Allianz Arena". 21-vjeçari ndjeu probleme muskulore në kofshën e majtë në fund të takimit. Por edhe trajneri Jup Hejnkes nuk është i shqetësuar për gjendjen e francezit: "Sipas doktorit MylerVohlf­ahrt, dëmtimi i Kingslit nuk është aq serioz, edhe pse duhet të presim dhe shohim".

ROBEN

Por, lajmi i keq nga "S ^ bener Stra _ e" vjen nga një tjetër yll. Rikthimi i Arjen Robenit në fushë është shtyrë edhe me të paktën një

tjetër javë. Pas një problemi muskulor në kofshë, holandezi fluturues ka edhe një shqetësim me nervin shiatik dhe Jup Hejnkes tha pas ndeshjes: "Situata është më e vështirë për Arjenin. Ka një acarim të nervit shiatik". Ai shtoi se stafi mjekësor nuk

mund të bëjë një parashikim, por gjithnjë sipas trajnerit, koha e rikthimit të Robenit mund të variojë nga 1-2 javë. 33-vjeçari ka dy javë që pushon pas dëmtimit në ndeshjen kundër Anderlehti­t në Belgjikë, ku ai pësoi një tërheqje muskulore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania