Panorama Sport (Albania)

Partizani surprizon Vllazninë dhe kap kreun e renditjes

Në të Parën, Goga Basket shkatërron Elbasanin

-

Emocione dhe një ri valitet fantastik në Shkodër. Superliga e basketboll­it sivjet pritet të mbajë gjallë deri në fund luftën për titull, sepse kështu tregoi edhe sfida e djeshme. Partizani bën surprizën përballë Vllaznisë, duke fituar në shifrat 74-69 në javën e 7-të. Të fortë ndoshta nga faktori fushë, Vllaznia kërkonte një fitore për të kapur kreun e renditjes, por ndeshja e djeshme ishte shumë e ekuilibrua­r. 1717 perioda e parë, 38-35 e dyta, me të zotët e shtëpisë që ndoshta menduan se e kishin lojën në dorë. Por në dy 10-minutëshat e fundit, "demat" zgjojnë agresivite­tin e tyre, tregohen cinikë dhe shumë të saktë nën tabelë, duke arritur që të përmbysin rezultatin në periodën e tretë dhe, në fund, përfituan nga të gjitha gabimet e bëra nga Vllaznia, duke vulosur shifrat finale në 69-74. Me këtë sukses, Partizani kapi në krye të renditjes Teutën.

GOGA PA FRENA - U luajt dje në pallatin e sportit "Dhimitraq Goga" ndeshja e javës së dytë në fazën e dytë mes Gogës vendëse dhe Elbasanit. Asnjë surprizë, Goga vazhdon ta "vrasë" garën e Kategorisë së Parë. 63 pikë diferencë vetëm në takimin e mbrëmjes së djeshme, pasi rezultati në fund u fiksua në shifrat e thella 102:39. Nuk pritej të ndodhte ndryshe. Të besuarit e trajnerit Bekim Abrazhda dominuan totalisht në çdo periodë të lojës. Skuadra durrsake i kthen në stërvitje përballjet me rivalët. Edhe dje diferencat në parket ishin të mëdha. Elbasani përpiqet të rezistojë, por nuk mundet të bëjë shumë, pasi vetëm në dy periodat e para diferenca shkon në 27 pikë. Edhe në vijim, loja pati të njëjtën tablo. Vendësit, përveçse se shënojnë, dhurojnë edhe spektakël. Në fund, sfida për ta mbeti arritja e mbi 100 pikëve të shënuara, mision i përmbushur dhe tashmë Superiorja është thjesht një formalitet.

S.Nikshiqi, R.Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania