Panorama Sport (Albania)

Apolonia, gola me breshëri, Kinostudio e Vllaznia s’falin

-

Emocione dhe breshëri golash në javën e tetë të kampionati­t kombëtar të futbollit të femrave, në të cilën Kinostudio dhe Vllaznia konfirmohe­n dy pretendete­t kryesore, teksa nuk gabojnë në ndeshjet respektive. Gjithsesi, rezultatin më fantastik e ofron Apolonia, e cila "shpërthen" në Bilisht, duke fituar 19-0. BILISHTI-APOLONIA

Festival golash në Maliq, atje ku Bilishti luajti me Apoloninë. E padiskutue­shme epërsia mike, madje që në minutat e para, teksa fierakeve u mjaftoi gjysmë ore lojë për të shënuar nëntë herë. Përballë debutuesev­e të Bilishtit, tek Apolonia nuk është një garë me rivalët, por një konkurrenc­ë mes lojtarëve të të njëjtit ekip, se kush do të shënonte më shumë. Edhe pjesa e dytë ishte me emocione e gola, aq sa në të arritën që të festojnë edhe futbollist­et që zbritën nga pankina. Levenji ishte edhe më "fatlumja" në fushën e lojës, teksa festoi 6 gola personalë. SKËNDERBEU-VLLAZNIA

Vllaznia vazhdon të mos njohë humbje, teksa edhe pas javës së 8- të numëron shtatë fitore radhazi dhe ka një ndeshje më pak. Fitorja e ditës së djeshme ka qenë më shumë se e lehtë përballë Skënderbeu­t vendës. Për t'u përmendur Megi Doçi, lojtarja shkodrane, e cila edhe dje ka shkëlqyer me paraqitjen e saj, duke shënuar një tripletë. Vllaznia dominon që nga sekonda e parë, duke mbyllur llogaritë me tri pikët që në pjesën e parë ( 4- 0), ndërkohë që në të dytën relaksohen dhe kënaqen me vetëm dy gola dhe një mori me raste të humbura. POGRADECI-TEUTA

Teuta merr një fitore bindëse në Pogradec. Loja ka qenë në përgjithës­i e bukur me aksione nga të dy ekipet, por miket tregohen më të sakta duke goditur shumë në drejtim të portës, ku edhe kanë shënuar një gol në pjesën e parë. Por edhe pogradecar­et kanë krijuar raste në këtë pjesë, por nuk ishin të saktë përballë kuadratit. Pjesa e dytë është më e mirë për Teutën, ku janë shënuar edhe katër gola, ndërsa vendëset kënaqen vetëm me golin e nderit, që mbajti firmën e Çelës.

DAJTI - TIRANA

Përballë Dajtit rikthehet Tirana e madhe e dikurshme që shpallej edhe kampionia e parë e Shqipërisë. Për sa i përket derbit kryeqyteta­s, zhvilluar dje në Kamzë, sfida nuk ka pasur histori, pasi vajzat që drejtohen nga Namik Dangjia e kanë zgjidhur fitoren që në pjesën e parë teksa kanë shënuar 4 gola. Pas zhbllokimi­t të Zojana Micës në të 13-ën, për Tiranën realizuan me radhë Erjolka Mema dhe Sara Begallo me një supergol. Por, bardheblut­ë nuk do të ndalen me kaq, pasi Valbona Popa, një bombere e vërtetë, bën një lëvizje dribluese, lëshon një predhë të saj duke realizuar golin e katërt, ndërsa golin e nderit për Dajtin e realizoi veterania Rajmonda Molla. JUBAN DANJA-KINOSTUDIO

Juban Danja ka humbur 2-6 ndaj Kinostudio­s. Vajzat shkodrane nuk kanë arritur që të marrin një fitore në fushën e tyre. Kinostudio ka dominuar lojën duke arritur që të shënojë 6 gola dhe të vijojë ecurinë pozitive në këtë kampionat kundrejt dy golave që realizoi në fund të lojës Juban Danja. Këto të fundit janë një ekip me vajza të reja që synojnë të kenë një rritje në sezonin e ardhshëm. R.Xinxifi, Ll.Saro, R.Xinxifi,

A.Dushku, S.Nikshiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania