Panorama Sport (Albania)

Godet Partizani, akord me sulmuesin e Shkëndijës

Mediat fqinje: Kapitull i mbyllur, lojtari ka firmosur me “demat”

- ILIR CARA

Partizani është shumë pranë zyrta rizimit të operacioni­t të dimrit, por drejtuesit kanë vendosur që piketat e tyre t'i zbardhin pas 4 takimeve të mbetura deri në fund të vitit, 3 për kampionat dhe 1 në Kupë. Ndonëse drejtuesit e kuq janë hermetikë, jo gjithçka mbetet e tillë. Rrjedhja e informacio­nit vjen në mënyra të larmishme. Kësaj here ka menduar një media maqedonase, "Ekipa.mk", për të publikuar një nga emrat që synon Partizani në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës dhe kombëtares së Maqedonisë, Besart Abdurahimi. Referuar shkrimit, thuhet se Partizani, pas afrimit të braziliani­t të Pelisterit, Lukas Kardozo, ka blerë edhe kartonin e sulmuesit të Shkëndijës, Besart Abdurahimi, i cili sapo ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në Maqedoni. Madje në këtë lajm thuhet se për 27vjeçarin e kuqezinjve të Tetovës ka qenë i interesuar edhe Flamurtari i Vlorës. Por, duke parë që dje vlonjatët kanë zyrtarizua­r afrimin e sulmuesit serb, Igor Nedeljkovi­ç, i bie që Partizani e ka fituar betejën me skuadrën e Shpëtim Duros për afrimin e Adurahimit, i cili nuk gjeti hapësirën e duhur te Shkëndija në fazën e parë. Një tjetër fakt që e bën të besueshëm këtë afrim të sulmuesit të krahut të djathtë te "demat" ka të bëjë me

prezencën e Abdurahimi­t në Tiranë, i shoqëruar nga familjarët e tij. Burime të ndryshme bëjnë me dije se sulmuesi, përveç pushimit, ka ardhur për të parë kushtet dhe, më pas, për të biseduar më konkretish­t me drejtuesit e kuq. Abdurahimi është shqiptar nga Maqedonia, por që ka lindur në Kroaci, ku është

aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave. Në 2014ën u përfol edhe për një afrim të tij te kombëtarja shqiptare, por Maqedonia u tregua më e shpejtë. Ai ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur në disa klube të ndryshme, ku spikasin NK Zagreb, Hapoel Tel Aviv, Lokeren, Astana, Osaka dhe Shkëndija.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania