Panorama Sport (Albania)

Thirrje FSHF-së, a e pranon censurën?

Milinko!i#$ %ëse s&marrim ' pikë( i hapur për !erdiktin

-

Kërcënimet dhe presio ni i Kukësit ndaj "Panorama Sport" për t'i mbyllur gojën gazetës më të madhe në...

Çështja e debateve gjatë mbledhjes së Kukësit disa ditë më parë, është edhe tema më e diskutuar gjatë ditëve të fundit në klubin kampion. Trajneri serb Mladen Milinkovic, gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp, ka folur në lidhje me debatet që ka pasur me menaxherin e skuadrës, Naim Halili. Tekniku ka mohuar kategoriki­sht që të ketë pasur polemika me menaxherin, në një kohë që e konsideron si një bashkëpunë­tor shumë të mirë. Prononcime­t e mëposhtme janë marrë të gjitha nga shkrimi i publikuar në faqen zyrtare të klubit të Kukësit në internet. Sipas klubit, në qendër të vëmendjes së konferencë­s ishte shkrimi i gazetës "Panorama Sport" në lidhje me mbledhjen e stafit drejtues dhe presidenti­t, si dhe raportet me menaxherin Halili.

MILINKOVIÇ

"Me Z. Halili nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë konflikt. Ato që shkruan gazeta për dialogun e zhvilluar në mbledhje janë tërësisht të pavërteta. Unë kam dashur ta hedh vetë gazetën në gjyq për këto shpifje, por me qenë se këtë veprim e mori klubi, u tërhoqa. Ka qenë zoti Halili ai që më ka prezantuar te presidenti Gjici dhe këtë e ka bërë se ka besuar te mua. Kemi pasur dhe kemi bashkëpuni­m shumë të mirë, pavarësish­t debateve konstrukti­ve që kemi për ndeshje e lojtarë të veçantë. Këtë çështje e deklaroj të mbyllur. E rëndësishm­e për mua është të kthehemi te fitorja dhe për këtë po i kushtojmë rëndësi kësaj ndeshje. Besoj se ekipi do reagojë mirë dhe të marrë fitoren jo vetëm në këtë ndeshje po dhe në vazhdimësi", u shpreh fillimisht Milinkoviç. Për sa i përket formacioni­t, trajneri nuk do të ketë të gatshëm Kalen, i cili është me katër kartonë të verdhë, ndërsa Krkotiç dhe Aliev nuk janë rikuperuar plotësisht. Objektivi i skuadrës është që të marrë nëntë pikë të plota në tri ndeshje që kanë mbetur deri në fund të këtij viti. "Patjetër që duhen marrë jo vetëm këto pikë, por edhe të tjerat, pasi besojmë në marrjen e titullit kampion. Po t'i referohemi fazës së parë të vitit të kaluar, jemi në të njëjtat rezultate. Nëse nuk arrijmë objektivin e këtyre 9 pikëve, megjithëse kam një marrëdhëni­e korrekte dhe të

vërtetë me presidenti­n, unë do e respektoj çfarëdollo­j vendimi që do të marrë ai". I pyetur nëse ka ndërhyrje në formacion, trajneri Milinkoviç sqaroi: "U shpreha edhe më parë që kemi një marrëdhëni­e korrekte, ai kurrë nuk ka ndërhyrë në punën time, edhe me trajnerët që kanë qenë te Kukësi para meje me të cilët kam folur me ta dhe më kanë thënë të njëjtën gjë. Ne flasim 3-4 herë në javë, interesohe­t për ekipin si për gjendjen psikologji­ke, edhe për atë fizike. Shihemi në Kukës!", përfundoi Milinkoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania