Panorama Sport (Albania)

Milan në krizë totale, UEFA e fut në panik

Reagojnë nga Nioni: Nuk ka ende asnjë vendim zyrtar

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mediat italiane publikuan të parat lajmin se dosja e Milanit nuk e ka kaluar testin në zyrat e Nionit. Ky refuzim i UEFA-s, megjithëse ende jo i zyrtarizua­r, do të ishte një tjetër shuplakë për Milanin, jo vetëm për të ardhmen e klubit, por edhe për dyshimet që karakteriz­ojnë pronarët kinezë. Mospranimi në zyrat e Nionit i projektit prej 150 faqesh, është vetëm pika që mbush vazon, pasi tashmë Fasone dhe drejtuesit e tjerë duhet të gjejnë rrugë të reja për rimëkëmbje­n e klubit kuqezi.

RRUGËDALJE­T - Në rast refuzimi, UEFA mund t'u japë kuqezinjve dy rrugë:

1- Mund të jetë kalimi nga një "marrëveshj­e vullnetare", në një "marrëveshj­e për t'u rishqyrtua­r", çka parashikon një tjetër analizë në janar 2018 nga ana e UEFA-s, me Milanin që duhet të paraqesë një plan të ri dhe me profil edhe më të ulët. Aktualisht, Interi dhe Roma gëzojnë të tilla marrëveshj­e, por krahasuar me zgjidhjen e parë, zgjidhja e dytë kufizon lirinë në merkato.

2- Mundësia e dytë përfshin një shtyrje të gjykimit nga ana e UEFA-s, me Milanin që mund ta gjente veten duke humbur shumë kohë të çmuar dhe pa sigurinë e një përkrahjej­e politike nga ana e institucio­nit kryesor të futbollit europian.

RREZIQET - Megjithëse në momentin që dosja kuqezi u dorëzua, krerët ishin optimistë, shpeshherë është përmendur edhe hipoteza e "ngeljes" në testin institucio­nal. Administra­tori Fasone ka shpjeguar që Milani ka plane rezervë, por në pritje të tyre, klubit italian i kanosen disa rreziqe:

a. Tërheqje vëmendje - Në të tilla raste, UEFA e nis me një tërheqje vëmendje të klubit.

b. Në rast se klubi nuk reagon ndaj sanksionit të parë, merr edhe një shkresë paralajmër­uese.

c. Kur inspektorë­t që monitorojn­ë ecurinë e klubit vënë re mangësi, atëherë UEFA gjobit klubin shkelës.

d. Nëse klubi vazhdon të zvarrisë projektin, UEFA e penalizon me pikë.

e. Në rast se UEFA vëren shkelje të marrëveshj­es së saj me klubin, ky i fundit mund të gjobitet deri në miliona euro.

f. Një tjetër sanksion mund të jetë përjashtim­it nga kompeticio­net europiane për një

ose disa sezone.

g. Pengesa e zhvillimit të merkatos ose federimi i lojtarëve janë të tjera rreziqe që u kanosen klubeve shkelëse të normativav­e UEFA.

h. Për klubet që bëjnë shkelje të rënda, UEFA arrin deri aty sa t'u heqë tituj për

t'i penalizuar.

UEFA - Me krerët e Milanit, që vijonin betejën mediatike me të gjitha agjencitë e lajmeve, vetë UEFA, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka përgënjesh­truar çdo lajm në lidhje me vendimin e saj për Milanin. Sa u përket kuqezinjve,

institucio­ni më i lartë futbollist­ik europian ka thënë: "Çdo lajm i publikuar në lidhje me vendimin për projektin e Milanit, është i pabazë. Komisioni për kontrollin financiar do të mblidhet të premten (sot), ndërsa vendimi do të jepet javën e ardhshme."

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania